Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Video/ Kampion të Anglisë nga divani, titullin Citizes ia dorëzon Leicester: Foxes mundin United në Old Trafford

Lapsi.al 11 May 2021
Video/ Kampion të Anglisë nga divani, titullin Citizes ia dorëzon

Në ndeshjen hapëse të javës së 36 të Premier League, Manchester United humbi në shtëpi përballë Leicester dhe kjo do të thotë fitore e titullit për Manchester City: i paarritshëm hendeku i 10 pikëve me tre ndeshje të mbetura. Në Old Trafford përfundoi 1-2, me Greenwood në minutën e 15, që iu përgjigj avantazhit të Thomas në të 10: vendimtar goli në minutën e 21 të pjesës së dytë, i shënuar me kokë nga Soyuncu, që lejon Foxes të kalojnë përkohësisht Chelsea.

Rrëzohet Manchester United 1-2 në shtëpi dhe City, nga divani në shtëpi, feston fitoren e tyre në Premier League tre ditë më herët: e gjitha falë Leicester, triumfues në Old Trafford. Misioni i Djajve të Kuq për të shtyrë më tej fitoren e kampionatit të kushërinjve u ndërlikua pas dhjetë minutash, me një krosim të bukur nga e djathta që u duk sikur ishte për Vardy, por sulmuesi e ndjeu ardhjen e Thomas dhe e la topin për anësorin që e dërgoi në rrjetë. Përgjigja e vendasve erdhi pas çerek ore: Diallo shërbeu në zonën e Greenwood barazoi.

Operacioni i rikuperimit të ekipit të Solskjaer në një version "të ri" është ai i përmbysjes së shanseve kundër një formacioni tipik si ai i Foxes në garën për kualifikimin në Champions League. Për ta bërë këtë, ishte vendimtare pritja e De Geas kundër Iheanacho, por në të 21' në një goditje nga këndi, Soyuncu kërceu mbi Matic dhe shënoi golin që vendosi ndeshjen. Manchester United, rikthehet tek humbja në kampionat për herë të parë që nga ajo janarin e kaluar kundër Sheffield United - 14 rezultate pozitive radhazi midis -, ndërsa Leicester kalon momentalisht Chelsea dhe merr vendin e tretë në renditje.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI