Flash

Debati me Nedved, fundi i Paraticit tek Juventus: bardhezinjtë do të ndryshojnë gjithçka për sezonin e ri

Lapsi.al 11 May 2021
Debati me Nedved, fundi i Paraticit tek Juventus: bardhezinjtë do të

Champions apo jo, gjithcka do të ndryshojë. Më mirë me hyrjen në Europën më prestigjoze të arritur, por në çdo rast ristilizimi i Juves është pothuajse i sigurt. E nuk bëhet fjalë për pankinën e ekipin, por edhe për strukturën e shoqërisë, sepse nëse nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në majën e klubit, është më lehtë të imagjinohet një rishikim i strukturës themelore menaxheriale. I pari që mendohet se do të ndryshojë ambjent është Fabio Paratici: përballja verbale me Pavel Nedved në fund të ndeshjes me Milan tregon një ndryshim pikëpamjesh që tani është bërë e vështirë për t'u kapërcyer. Paratici paguan personalisht për vitin katastrofik të Juves deri më tani (brenda dhe jashtë fushës, duke kujtuar gjithashtu çështjen Suarez) dhe tani mbi të bien përgjegjësitë, në fakt që janë të të gjithëve, në lidhje me sesionet e pakënaqshme të merkatos. Vendin e tij mund ta zërë, në rast largimi, drejtori aktual i Napolit, Cristiano Giuntoli.

E ardhmja e Pavel Nedved, nga ana tjetër, duket se është e lidhur ngushtë me atë të Andrea Agnellit: pozicioni i zv/presidentit të Juventusit mund të lëkundet vetëm në rast ndryshimesh në nivelet më të larta. Sidoqoftë, zërat për një kthim të mundshëm në shoqëri të Alex Del Pieros së bashku me ata që duan Marcello Lippin si përgjegjësin e ardhshëm të zonës teknike, lënë çdo diskutim të hapur. Nëse në këtë moment përqendrimi, vëmendja dhe çdo forcë e vetme drejtohet në 180 minutat e ardhshme delikate dhe vendimtare të kampionatit (dhe në finalen e Kupës së Italisë), pastaj është e sigurtë se bardhezinjtë do të kthejnë faqen, me një rimodelim që nuk do ti përkasë vetëm ekipit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI