Flash

Franca thërret Mbappe për Tokyo 2020, PSG reagon: "Nuk është e thënë që do shkojë në Olimpiadë"

Lapsi.al 11 May 2021
Franca thërret Mbappe për Tokyo 2020, PSG reagon: "Nuk

Kylian Mbappé, ylli i Paris Saint-Germain, është përfshirë në listën paraprake të skuadrës, të përbërë nga 85 emra për Lojërat Olimpike të Tokios të dhëna nga Sylvain Ripoll, i cili do të drejtojë ekipin kombëtar francez në Japoni duke filluar nga 22 korriku. Sipas L'Equipe, kjo gjë nuk i ka pëlqyer PSG, duke marrë parasysh faktin që sulmuesi i ri do të jetë i impenjuar me Francën në Kampionatin Evropian dhe nëse skuadra franceze do të arrinte në finale ai do të kishte vetëm 11 ditë kohë rikuperimi para Tokyo 2020.

Edhe fjalët e Pochettinos tregojnë ftohtësi: "Mbappé është në listë por kjo nuk do të thotë që ai më pas do të zgjidhet në përzgjedhjen finale. Ky është një argument që duhet të diskutohet nga të gjitha palët e përfshira, ne po mendojmë për fundin e sezonit dhe Kampionatin Evropian", ka thënë tekniku i parisienëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI