Flash

"Tema Super League është arkivuar": Juventus shmang përjashtimin, Marotta mbyll një histori, që nuk e nisi vetë

Lapsi.al 11 May 2021
"Tema Super League është arkivuar": Juventus shmang

Tema e Super League ka qenë në qendër të takimit joformal midis përfaqësuesve të 20 klubeve të Serie A, të mbajtur në Milano këtë mëngjes. Në mbledhje mori pjesë gjithashtu presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ai i Milanit, Paolo Scaroni dhe Administratorët e Deleguar të Interit, Alessandro Antonello dhe Beppe Marotta. Ky i fundit, në fund të takimit, konfirmoi se po shkohet drejt pajtimit total: "Cështja e Super League është arkivuar. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për t'u vënë në dispozicion për të gjetur një model të qëndrueshmërisë".

"U përballëm me çështje të ndryshme në një klimë të një përzemërsie të madhe - shpjegoi Marotta -. Bëmë një analizë të futbollit italian në lidhje me futbollin evropian, përfundimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe pajtues në lidhje me aspektet që kishin krijuar këtë ngërç".

SCARONI: "DORËHEQJA IME? MË DUKET SE NUK ËSHTË PRANUAR"

"Nëse dorëheqja ime si këshilltar i Lega-s u pranua? Me sa duket jo. Në rregull gjithsesi." Kjo është ajo që deklaroi presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, në dalje nga takimi joformal i klubeve të Serisë A me temën e Super League. Numri një i kuqezinjve kishte paraqitur dorëheqjen e tij ditët e kaluara.

FERRERO: "SUPER LEAGUE, NJË GAFË E AGNELLIT"

Në fund të takimit, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka folur gjithashtu për temën, ashtu si di ai - pa rrudhur fjalët: "Atmosfera është e shkëlqyer, ne bëmë atë që duhej të bënim - fjalët e tij -. Ne thjesht duhej të gjenim harmoninë dhe të punonim për një futboll më të mirë. Vullneti është, sepse Andrea Agnelli është Juventusi, që është një ekip i rëndësishëm italian. Ai bëri një gafë dhe e kuptoi që futbolli në shtëpi është më i rëndësishëm. Nëse u justifikua? Ai nuk ka pse të justifikojë asgjë, nuk është se ne jemi në shkollë dhe na duhen justifikime".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI