Flash

Fyerje e ironi mes gazetareve sportive: “Nuk i honeps dot ato që përdorin trupin për famë”

Lapsi.al 10 May 2021
Fyerje e ironi mes gazetareve sportive: “Nuk i honeps dot ato që

Në një intervistë për Giornale, Paola Ferrari ka folur për fëmijërinë e saj që nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë, si dhe për sakrificat e shumta për të ndërtuar jetën dhe karrierën e saj: “Unë u largova nga shtëpia fare e re, për të mbajtur veten time më duhej të punoja. Të jetoje vetëm nuk ishte e lehtë: nuk mbaj mend se sa herë më prenë dritat dhe telefonin. Kështu që i huazova fytyrën time një shtëpie kozmetike shumë të famshme. Mami dhe babai nuk kujdeseshin shumë për mua. Kam rrezikuar shumë herë për të marrë shtigje të gabuara. Temperamenti im dhe ëngjëlli mbrojtës më shpëtuan”.

“Për mua ishte e pakonceptueshme të kisha histori dashurie me futbollistë, do të kisha humbur të gjithë besueshmërinë e një gazetareje që po ndërtoja me një përpjekje të frikshme. Nuk ishte e lehtë të duroje buzëqeshjet ironike të atyre në fushë që të shihnin si një cupëz që kërkonte lavdi. Leotta? Kur shoh këto vajza që përdorin trupat e tyre për tu bërë të famshme, zemërohem dhe gaboj sepse të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që u pëlqen. Nga ana tjetër, unë gjithmonë e kam konsideruar si një fyerje që dikush të më dëgjojë vetëm sepse jam e bukur. Leotta nuk mund të përfaqësojë gazetarinë italianë, të tillë si Anna Billò, Giorgia Rossi ose Simona Rolandi. Ajo mund të përfaqësojë vetëm veten. Apo ndoshta Belen... ”, sulmoi Paola Ferrari gazetaren sportive të DAZN, që ka marrë vëmendje maksimale për shkak të formave fizike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI