Flash

I lidhin gruan para fëmijëve: grabitje e dhunshme në shtëpinë e futbollistit të PSV

Lapsi.al 10 May 2021
I lidhin gruan para fëmijëve: grabitje e dhunshme në

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sulmuesit të PSV Eindhoven Eran Zahavi. Ashtu si raportohet nga De Telegraaf, lojtari u detyrua të humbasë ndeshjen kundër Ëillem II, për shkak se shtëpia e tij në Amsterdam, e vendosur në lagjen e të pasurve Buitenveldert, u sulmua nga disa grabitës.

Nga rindërtimi i fakteve sipas policisë, ish-futbollisti i Palermos, i është dashur të përballej me një frikë të madhe, sidomos për kushtet emocionale të familjes së tij. Në fakt, kriminelët kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin sulmuar gruan e lojtarit të cilën e kishin lidhur para fëmijëve. Më pas ata kanë kryer grabitjen e të gjitha sendeve të çmuara dhe ndoshta edhe parave, duke dalë me një ngarkesë të rëndësishme nga banesa e Zahavit.

"Papritmas pamë shumë oficerë policie dhe ishim kuriozë të dinim se çfarë po ndodhte", tha një fqinj i futbollistit për mediat hollandeze. "Ne atëherë e kuptuam që ishte një grabitje. Një gjë e tmerrshme", shtoi i njëjti qytetar që jeton pranë ish-lojtarit të Palermos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI