Flash

Juventus e Buffon, ndajnë rrugët për herë të dytë: 43 vjeçari nuk ka ndërmend të varë dorezat

Lapsi.al 11 May 2021
Juventus e Buffon, ndajnë rrugët për herë të dytë:

Lamtumira ishte pothuajse gati, por zyrtarizimit e ka dhënë personalizht. Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventus në fund të sezonit: "E ardhmja ime është e qartë. Kjo përvojë e bukur dhe shumë e gjatë me Juven do të përfundojë përfundimisht këtë vit. Sa i përket të ardhmes, kam ende dilema. Nëse gjej një klub tjetër që më jep stimuj, do të vijoj akoma, por në të kundërt do të tërhiqem përfundimisht”, deklaroi portieri italian.

Pavarësisht moshës 43 vjeçare, Buffon ende nuk duket i bindur se ai dëshiron të varë dorezat, por lamtumira me ngjyrat bardhezi tani është e sigurt, pas 19 sezonesh (ndërthurur me përvojën me PSG në 2018/19): "Unë mendoj se kam dhënë gjithçka për Juventuesin. Kam marrë gjithçka dhe më shumë se kaq. Kemi arritur në fund të një cikli dhe është e drejtë të largohem".

Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serie A (656) dhe është i dyti për paraqitje në të gjitha garat në historinë e Juve (683, pas Del Pieros). Këtë sezon, si portieri i dytë, ai bëri 12 paraqitje në Serie A, Champions League dhe Coppa Italia, edhe pse gjërat nuk shkuan saktësisht siç i imagjinonte ai: "Na mungonte vazhdimësia. Kundër 5-6 skuadrave më të mira në klasifikim. Në vend të kësaj ne humbëm pikë kundër ekipeve të dobëta. Kjo do të thotë që ishim një skuadër që nuk u rritëm,” theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI