Flash

Robben mes asist, lotëve e ëndërrës: “Nëse më thërret Hollanda, do shkoja në Europian”

Lapsi.al 10 May 2021
Robben mes asist, lotëve e ëndërrës: “Nëse
"Po tërhiqem, përkundrazi, jo", vitet e fundit të Arjen Robben kanë qenë plot mendime e pendesa. Hollandezi, pasi vari këpucët në gozhdë në 2019, u kthye të luajë por, për fat të keq, u pengua nga dëmtimet. Pas tre vitesh, më në fund ai zbriti në fushë me Groningenin e tij si titullar, por mbi të gjitha protagonist i një paraqitje të shkëlqyer kundër Emmen në 0-4 të fiksuar nga skuadra e tij. Ish-sulmuesi i Bayern Munchen nuk kishte luajtur kurrë titullar në katër ndeshjet e mëparshme të sezonit, prandaj, në fund të ndeshjes, ai nuk mund t'i rezistonte emocioneve. I intervistuar nga ESPN, lojtari i datëlindjes 1984 nuk i mbajti lotët: "Kam bërë një rrugë të gjatë, kjo është ajo që doja. Dua të ndihmoj klubin dhe të luaj futboll. Nëse mund dhe ia arrij, unë jam shumë i lumtur. Ishte e vështirë, por unë vazhdova të luftoj. Shpërblimi duhej të vinte herët a vonë. U kënaqa si fëmijë dhe isha gjithashtu i rëndësishëm për ekipin". Fjalë plot ndjenja dhe emocione të pasuara nga një ëndërr: "Nëse Hollanda do të më thërriste për Kampionatin Evropian? Do të shkoja atje. Do të ishte kënaqësi, por unë duhet të jem realist, të jem në formë shumë të mirë dhe të di si të kontribuoj në ekip", përfundoi Robben.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI