Flash

CR7 në Maranello për vizitë, por jo të gjithë tifozët e presin mirë

Lapsi.al 10 May 2021
CR7 në Maranello për vizitë, por jo të gjithë
Vizitë në shtëpinë e Ferrari për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Juventusit, së bashku me presidentin Andrea Agnelli, vizituan impiantin e Maranellos, të udhëhequr nga numri një i Exor, si dhe Cavallino, John Elkann dhe i shoqëruar edhe nga team principal Mattia Binotto. Portugezi, një adhurues i madh i makinave luksoze, i ka lejuar vetes disa orë kohë të lira pas humbjes së shëmtuar të dielën në mbrëmje kundër Milanit. Imazhet e Ronaldos që kishte dëshirë të admironte fazat e prodhimit të xhevahirëve Ferrari dhe më pas të pozoi me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz Jr përbri SF21 filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke ngritur nervin e tifozëve të Juventusit, të cilëve i djeg ende disfata e rëndë kundër kuqezinjve që kërcënojnë seriozisht të kompromentojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Të shumtë ata që kanë theksuar se, në këto raste, do të ishte e përshtatshme të përqendrohej në fushë dhe tek përgatitjet edhe pse, duhet thënë, shumë të tjerë besojnë se shkëputja nga presionet e kampionatit mund të ndihmojë për të përballuar më mirë tre sfidat e fundit sezonale dhe finalen e Kupës së Italisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI