Flash

Teuta humb gjyqin për Cobes, Goga Basket akuzon: "Kontrata e manipuluar e nga presidenti i vetshpallur i Teutës"

Lapsi.al 10 May 2021
Teuta humb gjyqin për Cobes, Goga Basket akuzon: "Kontrata e

Cështja e Eric Cobes nuk ka fund, por ndoshta është drejt saj. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka rrëzuar padinë e bërë nga klubi Teuta kundër lojtarit amerikan dhe Goga Basket, me të cilët Cobes ishte akorduar pas largimit nga durrsakët. Presidenti Arqile Gorea nuk e pranoi kalimin e lojtarit të tij më të mirë tek rivalët në kampionat dhe e coi cështjen në gjyq, duke pretenduar se ishte shkelur kontrata.

Goga Basket, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndjekë cështjen ligjërisht, ka përsëritur akuzat për "manipulim e falsifikim të kontratës" së Cobes nga Teuta, duke akuzuar drejtpërdrejtë "presidentin e vetshpallur të Teutës Z. Arqile Gorea".

KOMUNIKATA E GOGA BASKET

Sot Gjykata e Shkallës së Parë Durrës rrëzoi padinë e OJF Teuta Basket kundër lojtarit Eric Cobes dhe Akademise Sportive Goga, si të pambështetur në ligj e prova!

Vendimi vjen pasi ekspertja e gjuhës angleze, e caktuar nga gjykata, vlerwsoi me të meta në përkthim kontratën midis Eric Cobes dhe Klubit Teuta, ashtu sic ne kemi pretenduar e deklaruar dy vite më parë si të manipuluar e të falsifikuar nga presidenti i vetshpallur i Teutës Z. Arqile Gorea. Ky vendim detyron OJF Teuta Basket të paguaj të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Ne do presim me qetësi vendimin e formës se prerë dhe do të inkurajojmë organet përkatëse FSHB-në dhe FIBA-n që ta dënojne këtë akt të paprecedentë në historinë e sportit shqiptar dhe ti japin rrugë të lirë lojtarit Eric Cobes të luaj sërisht basketboll.

Akademia Sportive Goga do të vazhdoj punën me studion e saj ligjore ku të dënoj sipas ligjit cdo deklaratë dhe shpifje nga OJF Teuta Basket që ka cënuar padrejtësisht imazhin e Akademisë dhe drejtuesve të saj.

Ne do vazhdojmë rrugën tonë të bukur që kemi nisur, pa u ndalur!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI