Flash

"Çmendesha për Baggion e Del Pieron": Lewandowski tregon idhujt dhe keqardhjen për Topin e Artë të munguar

Lapsi.al 11 May 2021
"Çmendesha për Baggion e Del Pieron": Lewandowski tregon

Ai është simboli i Bayern 2020 kampion i gjithckaje dhe sulmuesi i vitit të ri. As Cristiano Ronaldo, Messi, Mbappé, Lukaku dhe Haaland nuk po arrijnë të mbajnë hapin e tij. Robert Lewandowski është një makinë golash: 46 realizime këtë sezon, 39 në Bundesligë pas tregolëshit fantastik të së shtunës kundër Borussia Mönchengladbach. «Adhuroj të shënoj që kur isha fëmijë, ka qenë pasioni im që kur isha 6-7 vjeç. Jam rritur duke parë futboll në televizion dhe duke ëndërruar të imitoj së pari Roberto Baggio dhe pastaj Alessandro Del Pieron», tregon polaku ekskluzivisht për Tuttosport. Qendërsulmuesi 32 vjecar sapo i është gëzuar titullit të 9 kampion personal (në të kaluarën ka triumfuar dy herë me Borussia Dortmund) dhe i nëntë radhazi për Bayern, i cili pas këtij suksesi është i barabartë me udhëheqjen e Juventusit në Serie A.

BAGGIO E DEL PIERO IDHUJT E FËMIJËRISË

«Roby Baggio ishte idhulli im i parë. E shihja duke luajtur për Italinë dhe çmendesha për të: teknikën, driblimin, golat dhe madje edhe bishtalecin. Nga ana tjetër, Del Pieron, e mbaj mend me Juventusin».

TOPI I ARTË I MUNGUAR

«Eh, Topi i Artë dhe Lojtari i Artë janë të dy prej ari... Jam krenar për atë që bëra në vitin 2020, por nuk mendoj më për këtë. Mendimi i parë është gjithmonë për të fituar tituj të rinj me shokët e mi të skuadrës, me Bayern. Çmimet personale janë të këndshme, por ato janë pasojë e rezultateve të ekipit ».

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI