Flash

Boks/ Fury-Joshua, për herë të parë katër titujt në ring: përcaktohet vendi dhe data e duelit të shekullit

Lapsi.al 11 May 2021
Boks/ Fury-Joshua, për herë të parë katër titujt

Detaje të reja vijnë në lidhje me të parën nga dy ndeshjet e vlefshme për titullin e unifikuar të botës në peshat e rënda mes britanikut Anthony Joshua, mbajtësit të kurorave WBA, IBF dhe WBO dhe Tyson Fury, kampion për versionin WBC. Promovuesi i sfidave, Eddie Hearn, ka njoftuar për Sky Sports se takimi do të mbahet në Arabinë Saudite në një vend ende të papërcaktuar. Sa për ditën e sfidës së parë, Hearn zbuloi se bëhet fjalë për "7 ose 14 gusht", por meqenëse Lojërat Olimpike të Tokios duhet të përfundojnë më 8 gusht, data e dytë është më e mundshme.

Hearn shtoi gjithashtu se po punojnë për ndeshjet "të njëjtët njerëz" që organizuan revanshin e Joshua ndaj Andy Ruiz Jr. Në këtë ndeshje, Anthony Joshua rifitoi gjerdanët WBA, WBO dhe IBF duke mundur Ruiz në Diriyah, në periferi të kryeqytetit Saudit, Riad, në dhjetor 2019. Negociatat për shpërblimet për këtë "takim të dyfishtë të shekullit" u finalizuan në mars, siç konfirmohet nga vetë Hearn. Të dy boksierët do të ndajnë shumën e ndeshjes së parë saktësisht përgjysmë, ndërsa në sfidën e dytë të planifikuar për në dimër - revansh - fituesi do të marrë 60% të të ardhurave dhe humbësi 40%. Beteja në ring do të shohë për herë të parë në histori një ndeshje që përfshin të katër gjerdanët e peshave të rënda. Kampioni i fundit i padiskutueshëm i peshave të rënda ishte britaniku Lennox Leëis nga 1999 në 2000.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI