Flash

“Sezoni im më i keq, kam bërë edhe test ushqimi”: Mane pranon se nuk gjen shkak për këtë dështim

Lapsi.al 11 May 2021
“Sezoni im më i keq, kam bërë edhe test ushqimi”:

"Ky është sezoni më i keq në karrierën time". Kështu e ka përcaktuar atë që po mbyllet Sadio Mané, sulmuesi senegalez i Liverpool, në Canal + siç raportohet nga Sun. 29 vjecari e ka me veten e tij dhe me rezultatet e ekipit jo në lartësinë e pritshmërive. Vendi i gjashtë në renditjen e Reds nuk do ti lejojë të besuarit e Klopp të hyjnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të Europës, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëtejshme në shoqërinë e Anfield Road.

"Më duhet ta pranoj. Nëse më pyet se cili është problemi, unë do të bëj çmos për të të dhënë një përgjigje, por sinqerisht nuk e di," tha Mané. "Unë gjithmonë jam përpjekur të jem pozitiv, pavarësisht nëse gjërat po shkonin mirë ose keq në fushë, por gjithmonë dyshoj në vetvete. Kam bërë gjithashtu një test për të parë trupin tim, për të analizuar më mirë nëse ka diçka që nuk shkon. Po ushqehem si duhet apo gjithçka ka ndryshuar? E kam pyetur veten. Por rezultatet e testit treguan se gjithçka është në rregull, se nuk ka asnjë problem. Duhet të pranoj se ka ulje dhe ngritje në jetë, kjo është e gjitha. Unë do të vazhdoj të punoj shumë dhe, ndoshta, me kalimin e kohës, kjo situatë do të kalojë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI