Flash

Champions/ Për herë të parë gjykon një finale: ja kush do të vendosë drejtësi në City-Chelsea

Lapsi.al 12 May 2021
Champions/ Për herë të parë gjykon një finale: ja kush

Komiteti i Arbitrave i UEFA-s ka njoftuar edhe bilbilin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit futbollistik. Antonio Miguel Mateu Lahoz do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet të shtunën 29 maj në orën 21.00 dhe vendi do të konfirmohet së shpejti.

Spanjolli 44-vjeçar, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2011, do të drejtojë finalen e tij të parë të Ligës së Kampionëve pasi ishte zyrtari i katërt në finalen e vitit 2019 mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool në Madrid, Spanjë. Ai ka drejtuar gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain. Mateu Lahoz gjithashtu u zgjodh kohët e fundit nga UEFA si një nga gjyqtarët e EURO 2020.

Në finale, Mateu Lahoz do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Pau Cebrián Devis dhe Roberto Díaz Pe'rez del Palomar, ndërsa një tjetër spanjoll, Carlos del Cerro Grande, do të jetë 'arbitri i katërt. Roli i ndihmësit në video i arbitrit (VAR) i është caktuar Alejandro Jose 'Hernández Hernández (Spanjë), i cili do të shoqërohet nga bashkatdhetarët e tij Juan Martínez Munuera dhe Íñigo Prieto López de Cerain. Paëel Gil (Poloni) kompleton formacionin VAR.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI