Flash

Video/ Milan i ekzagjeruar, 0-7 në Torino: sukses në transfertë për Juventus, akoma jashtë Champions

Lapsi.al 12 May 2021
Video/ Milan i ekzagjeruar, 0-7 në Torino: sukses në transfertë

Mesjavë golash në Serie A, edhe pse java e 36 e Serie A nuk solli asgjë të re në optikën Champions League. I pamëshirshëm Milan, edhe pa Ibrahimovic, duke shkaktuar tërmet 7 ballësh në Torino. Fiton edhe Atalanta pa probleme përballë Beneventos, duke zmbrapsur sulmin e Juventus për zonën e Europës që ka rëndësi. Bardhezinjtë ia dalin 1-3 ndaj Sassuolos me golat e Rabiot, Ronaldos e Dybalas, ndërsa Interi kampion mposht Romën në San Siro.

Pioli vazhdon të ndjekë një vend në Champions, duke shpartalluar Torinon në shtëpi. Kuqezinjtë e dominuan plotësisht ndeshjen, që fiksoi rezultatin më të thellë të javës, duke iu gëzuar dygolëshit të Theo Hernandez, golit me penallti të Kessie, Brahim Diaz dhe tregolëshit final të Rebic. Asnjë problem mungesa e Ibras, me Milan që tani është i treti në kuotë të barabartë pikësh me Atalantën, 75.

Bergamaskët morrën fitoren e dytë në shtëpi kundër Beneventos. Një ndeshje që të besuarit e Gasperinit nuk duhej ta gabonin dhe që e zgjidhën me golat e Muriel e Pasalic. Zikaltrit lënë vetëm vendin e katërt për Napolin dhe mbajtën pas edhe Juventus, që është me 72 pikë në vendin e pestë, jashtë Champions.

Bardhezinjtë e Pirlos shkuan të fitojnë në transfertë me Sassuolo, por jo gjithcka është në duart e tyre. Duhet që në dy javët e mbetura të Serie A, një mes Atalantës e Milan të humbasin katër pikë ose Napoli të bëjë një ndalesë, që Juventus të futet në zonën Champions. Rabiot shënoi një gol e një asist, pikërisht për golin e 100 të Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi. Arritje që e përmbush edhe Dybala në pjesën e dytë, me një prekje të lehtë mbi portierin që e kthen argjentinasin tek goli dhe numri tre shifror.

ITALY - SERIE A

Cagliari 0 - 0 Fiorentina

Atalanta 2 - 0 Benevento

Bologna 0 - 2 Genoa

Lazio 1 - 0 Parma

Sampdoria 2 - 2 Spezia

Sassuolo 1 - 3 Juventus

Torino 0 - 7 AC Milan

Inter 3 - 1 Roma

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI