Flash

Champions League ndryshon vendin e finales: Oporto driblon Stambollin dhe Londrën

Lapsi.al 12 May 2021
Champions League ndryshon vendin e finales: Oporto driblon Stambollin dhe

Për të dytin vit radhazi, Portugalia është e destinuar të presë finalen e Ligës së Kampionëve. Mungon ende zyrtarizimi, por stadiumi Do Dragao në Oporto duhet të jetë vendi i sfidës angleze mes Manchester City dhe Chelsea, duke zëvendësuar Stambollin, i cili do të privohej përsëri nga akti i fundit i mbretëreshës së Kupave Evropiane për shkak të pandemisë. Oporto tejkalon kështu Lisbonën, skena e Final Eight të edicionit të fundit plotësisht pas dyerve të mbyllura, që pa triumfin e Bayern Munchen, e që dukej hipoteza më e akredituar.

Kryeministri anglez Boris Johnson e ka vendosur Turqinë në listën e kuqe të udhëtimit për shkak të situatës epidemiologjike në vend, duke e bërë praktikisht të pamundur për tifozët e Chelsea dhe Manchester City të udhëtojnë në Stamboll për të marrë pjesë në ndeshjen në Stadiumin Olimpik Ataturk. Objektivi i Londrës ishte të sillte sfidën në Ëembley por në bisedimet midis UEFA-s dhe qeverisë britanike, kanë dalë probleme të pakapërcyeshme organizative.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI