Flash

Europa League/ Një francez për betejën finale Villareal-United: UEFA zgjedh 'shpurën' e arbitrave

Lapsi.al 12 May 2021
Europa League/ Një francez për betejën finale Villareal-United:

Cle'ment Turpin, arbitri francez, do të jetë njeriu që do të gjykojë finalen e Europa League mes Villarreal dhe Manchester United, që do të luhet në Gdansk Stadium, në Poloni, të mërkurën e 26 majit në orën 21:00. Komiteti i Arbitrave i UEFA-s i ka besuar kështu një gjyqtari që është në arenën ndërkombëtare që nga viti 2010. Këtë sezon, francezi 38-vjeçar ka drejtuar shtatë ndeshje në Champions, si dhe kthimin e 1/16 të Europa League mes Psv Eindhoven dhe Olympiacos FC.

Turpin, që është zgjedhur edhe në trupën e arbitrimit në Euro 2020, do të marrë pjesë në një finale UEFA për herë të dytë në karrierë: në vitin 2018, në fakt, ai ishte arbitri i katërt i finales së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, i luajtur në Kiev (Ukrainë).

Në finalen e këtij viti të Europa League, Turpin do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Nicolas Danos dhe Cyril Gringore. Arbitri i katërt, Slavko Vincic, është nga Sllovenia. Roli i Asistentit të Arbitrit në Video i është caktuar francezit François Letexier, i cili do të bashkëpunojë me bashkatdhetarët Jerome Brisard dhe Benjamin Pages. Hollandezi Paulus van Boekel plotëson ekipin e Var.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI