Flash

Superiore, "dita e gjykimit": tek Partizani-Tirana kanë një 'sy' edhe Teuta, Laçi e Vllaznia

Lapsi.al 13 May 2021
Superiore, "dita e gjykimit": tek Partizani-Tirana kanë një

Partizani-Tirana mbyll javën e 33 të Superiores për nga koha e zhvillimit, por natyrisht rrëmben vëmendjen kryesore, me fokusin e tre klubeve të tjera, direkt të interesuar. Partizani për titullin, Tirana për Europën, pa llogaritur faktin se bëhet fjalë për ndeshjen më të ndjerë të sezonit, ku është në lojë krenaria e zotërimit të kryeqytetit. Ka shumë peshë kjo përplasje, objektivë gjithashtu: të kuqtë e Dajës kërkojnë të harrojnë rrëshqitjen e Korcës që i humbi kreun e të vihen në ndjekje të Teutës, për të shkuar në sfidën direkte në distancë parakalimi. Kthehet Bardhi e Mala e këto janë vec lajmë të mira për Partizanin në sforcon e fundit për titullin. Përballë do të jetë një skuadër agresive, cinike, si tregoi në ndeshjen e fundit me Kastriotin, që ka rikuperuar fuqishëm, por që kërkon ta finalizojë me një fitore në derbi që vlen Europën.

E pikërisht aty ka sytë Teuta, Laci e Vllaznia. Durrsakët kryesues, duan ta mbajnë me cdo kusht atë pikë avantazh, në most a thellojnë në varësi të rezultatit të derbit, por më parë duhet të fitojnë në Kamëz. Krutanët nuk fitojnë prej 10 ndeshjesh, janë goditur rëndë nga Disiplina e nuk do të kenë Ndreun në pankinë, por mund të kenë reagimin e një bishe të plagosur, në kërkim të pikëve për shpëtimin.

Të njëjtën ndjesi do të ketë edhe Laci kur të presë në shtëpi Skënderbeun. Kurbinasit janë vetëm 3 pikë larg kreut dhe duke mos pasur gjithcka në duart e tyre presin një mundësi nga kundërshtarët e kryesuesve. Duro e di mirë se duhet të vuajë shumë për të mposhtur bardhekuqtë që vijnë nga ndalimi që I bënë Partizanit. Skuadra e Memellit është vetëm një pikë nga shpëtimi e një nga rënia nga kategoria, kështu që nuk do të tërhiqet në kontraste në tentativë të bëjë një tjetër befasi, që mund ta cojë drejt shpëtimit. Një ndalesë në anën tjetër do të ishte fatale për Lacin, që kërkon të mbajë fort Europën, pa humbur nga sytë titullin.

Më e komplikuar për Vllazninë, që me 5 pikë i ka braktisur shpresat për kampion, por ndjek Europën nëpër dy rrugë. Kur të vizitojë Ballshin për tu ndeshur me Bylis, Brdaric dëshiron vetëm një rezultat fitoren: e rëndësishme për klasifikimin dhe moralin e të tijve para finales së Kupës. E vetmja ndeshje pa qëllim është ajo në Fier, mes Apolonisë e Kukësit që luhet për statistika e fair play…

JAVA E 33 - SUPERIORE

13/05/21

Kastrioti   16 : 00 Teuta

Laçi           16 : 00 Skënderbeu

Apolonia  16 : 00 Kukësi

Bylis          16 : 00 Vllaznia

Partizani  19 : 00 Tirana

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI