Flash

Shkarkimi i Presidentit/ Rama, Metës shkopin, Lulit karotën

Lapsi.al 10 May 2021
Shkarkimi i Presidentit/ Rama, Metës shkopin, Lulit karotën
Me rezultatin që arriti të kapë në 25 prill, Edi Rama është në rolin e atij që mund të tregojë edhe shkopin edhe karrotën. Dhe ai i ka ndarë njërin për LSI-së dhe tjetërn për PD. Gjatë takimit me deputetët e PS në Pallatin e Brigadave, ku uroi bashkëpuntorët e tij për kapjen e 74 mandateve, kryeministri foli edhe për shkarkimin e presidentit. "Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit që nuk duan ta shohin më atë si President. Ne nuk kemi ende një emër zëvendësues, por do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri", tha Rama (video poshte). [video width="1012" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/IMG_4174.mp4"][/video] Ajo që bën përshtypje në qëndrimin e tij dhe të mazhorancës që tashmë ka filluar punën për komisionin hetimor të shkarkimit të Metës është qëndrimi që Rama mban mes dy pjesëve të opozitës. Ai me njërën pal e mohon krejtësisht bashkëpunimin ndërsa me demokratët që pretendojnë po njësoj se u janë vjedhur zgjedhjet e lë atë të hapur. Madje shkon deri në krijimin e mirazhit për zgjedhjen e një kryetari konsensual shtetit, ashtu sikurse u veprua me Moisiun në vitin 2002. Lexo me tej:

Andi Bushati: Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Po pyetja që shtrohet kur sheh këto qëndrime diametralisht të kundërta të kryeministrit është: A po bën ai thjesht një diversion, apo kjo ka të bëjë edhe me një pakt të heshtur të ofruar vetë nga PD-ja. Përgjigjja që u dha nga Partia Demokratike e lë të hapur versionin e dytë. Sepse ajo hedh poshtë si shantazh deklarata e Ramës por nuk thotë asnjë fjalë për shkarkimin skandaloz të presidentit.  “Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre”, thuhet në reagimin e PD-së ku shtohet: "Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”. E pra nuk është e lehtë të dallohet në qëndrimin e PD-së se ndonëse ata hedhin poshtë bashkëpunimin me kryeministrin e masakrës elektorale, nuk gjejnë kurajo ti thonë jo zgjedhjes së përbashkët të një presidenti të parakohshëm apo farsës morale dhe kushtetuese që ka nisur rilindja. Po të shihet qëndrimi zyrtar i PD, ai nuk ngjan aspak as me mendimin e liderit historik të saj Sali Berisha, i cili e etiketon nismën e dytë të shkarkimit të Metës si  "grusht shteti" dhe "proces antikushtetues".
"Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin" ka shkruar Berisha.
Kuptohet thjeshtë se qëndrimi i Bashës është shumë larg atij të papaardhësit të tij. Dhe kjo natyrisht i jep dorë Ramës që të bëjë diversion me ata që pasi i grabiti, tani po i tall edhe publikisht. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Faktet/ A po e shet dhe Basha Ilir Metën?

PD dhe LSI janë në ditën e tyre më të keqe që prej vitit 2017 kur ato filluan të ngrejnë një platformë opozitare së bashku. Termi koalicion opozitar jo vetëm ta...

16:43

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI