Flash

Faktet/ A po e shet dhe Basha Ilir Metën?

Lapsi.al 9 May 2021
Faktet/ A po e shet dhe Basha Ilir Metën?
PD dhe LSI janë në ditën e tyre më të keqe që prej vitit 2017 kur ato filluan të ngrejnë një platformë opozitare së bashku. Termi koalicion opozitar jo vetëm tashmë është harruar, programi i përbashkët me 13 pika që firmosën Kryemadhi dhe Basha ngjan me një kujtim të hidhur, por divergjencat kanë filluar të dalin edhe në publik. Fillimisht ishte Monika Kryemadhi ajo që në komentin e parë për rrezultatet e 25 prillit goditi hapur vendimin e kreut të PD për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale. Ajo i konsideroi këto veprime si “si një strategji e qëllimshme për t’i dhënë të gjitha pushtetet, Edi Ramës, oligarkëve”. Lexo me tej:

Rezultatet/ Monika Kryemadhi shpall fillimin e sulmit ndaj Bashës

Deklarata që pati efektin e një cunami tek të gjithë ata që mendonin se fronti opozitar duhet të ishte sot më i unifikuar se kurrë u vazhdua më pas edhe nga një e përkëdheluar e Kryemadhit në LSI, Briseida Shehaj: “Unë kam gabu e para se kam qenë pro atij vendimi. Por harruam që Basha ka skenarët e veta jo të opozitës” shkruajti ajo në facebook-un e saj. Pra, aluzioni qe i qartë, dhe i hidhte benzinë zjarrit të dyshimeve të të gjithë atyre që duan të besojnë se kreu i poozitës nuk është asgjë më shumë sesa një marionetë në duart e rrethit të ngushtë oligarkik të kryeministrit. Dhe, menjëherë pas zgjedhjeve, Basha u soll fiks sikur të donte ti jetpte hov këtyre hipotezave. Jo vetëm me reagimet e tij të mefshta, jo vetëm me shfryrjen e zërave që kërkonin protesta, jo vetëm me pranimin e nxituar për të hyrë në parlament. Lideri i PD ka treguar një heshtje kapitulluese ndaj tentativës së Edi Ramës për të asgjesuar edhe të vetmin pushtet që i është kundërvënë, atë të presidentit të Republikës. Lulzim Basha, që s'ka harruar të urojë publikisht dhe për natën e Kadrit, që ka inskenuar personalisht filmin banal me dorzimin e dhjetra kartonëve me pseudo fakte për manipulimin e votës në KQZ, nuk është kujtuar të thotë asnjë fjalë për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit. Ai po sillet njësoj si në fund 2019, fillim të 2020, kur Rama donte të kapte në mënyrë të paligjshme Gjykatën Kushtetuese. Edhe atëhere edhe tani qëndrimi i tij i ngjan më tepër ndonjë nënpunësi të rangut të tretë në ndonjë ambasadë, sesa prej lideri që do të mbrojë kauza opozitare. Gjithkush e ka të vështirë të kuptojë, se si mund të heshtë shefi i opozitës, kur në vend hapet një debat, qoftë edhe fallc, për shkarkimin e kreut të shtetit. Ç’do kush e ka të pamundur të gjejë një fill llogjik mes akuzave për vendosjen e rregjimit dhe përkuljes ndaj akteve të këtij regjimi, si ai për heqjen qafe në mënyrë arbitrare të presidentit.

Andi Bushati: PD-së i ka skaduar misioni, Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

Natyrisht këtu nuk është në lojë as fati i Ilir Metës, siç po ndodh sot dhe as fati i Arta Vorpsit apo Ardian Dvoranit siç ndodhi dje. Këtu në lojë është dilema se sa këllqe ka Lulzim Basha ti dalë në mbrojtje grimcave që kanë mbetur nga një demokraci normale ? A është i aftë ai për beteja parimore? A e kupton ai se nuk e ka luksin të bëjë tregëti me çdo kauzë që përbën interes publik? Me mënyrën e sjelljes Basha po tregon se jo. Edhe në rastin e komisionit të dytë hetimor kundër Metës ai po bën ç'është e mundur të vërtetojë dyshimet që hodhi në treg LSI, se ka në kokë skenaret personale dhe jo ato të opozitarizmit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI