Flash

Misioni amerikan në OSBE: Shqetësues publikimi i të dhënave, SPAK të hetojë blerjen e votës!

Lapsi.al 7 May 2021
Misioni amerikan në OSBE: Shqetësues publikimi i të dhënave,

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE bëri një deklaratë të premten në të cilin konsideron se zgjedhjet e 25 Prillit ishin të mirëorganizuara dhe transparente, por aty theksohet edhe fenomeni i shitblerjes së votës dhe keqpërdorimi i resurseve shtetërore. Konstatimet janë bërë duke u bazuar kryesisht në raportin paraprak të OSBE/ODHIR.

Misioni i SHBA në deklaratën e tij ka konstatuar edhe se gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 prill “partia në pushtet kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën vendore dhe keqpërdorimit të burimeve administrative”, gjë që e konstatoi edhe Misioni i OSBE-së.

Në deklaratë, kujtohet gjithashtu raporti i vëshguesve të OSBE/ODHIR, ku thuhet se "praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme".

https://lapsi.al/2021/04/11/ekskluzive-si-na-monitoron-rilindja-nr-e-telefonit-nr-id-vendet-e-punes-te-dhenat-konfidenciale-per-910-mije-votues-te-tiranes/

“SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme” – theksoi Misioni amerikan në OSBE.

Ai vlerësoi njoftimin se SPAK po heton krimet zgjedhore, duke shtuar se SHBA shpreson që raportin përfundimtar të ODIHR-it Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore.

https://lapsi.al/2021/04/29/investigimi-vrasja-e-elbasanit-skandali-qe-mjafton-per-te-zhvleresuar-25-prillin/

Çfarë konstatori raporti paraprak i OSBE pas 25 Prillit.

Më herët raporti paraprak i OSBE/ODHIR që u prezantua nga vëzhguesit e misionit ndërkombëtar ka prekur disa nga pikat më nevralgjike që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm. Duke nisur nga shit-blerja e votës, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mediat e kapura dhe gazetarët e korruptuar e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste.

"Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) informoi misionin e ODHIR se deri në 24 Prill kishte hapur rreth 30 çështje në lidhje me blerjen e votës. Misioni gjithashtu u informua nga oficerët e prokurorisë në Berat dhe në Shkodër se ata kishin nisur hetime zyrtare për incidente në lidhje me shitblerjen e votës. Partia Demokratike bëri një denoncim në SPAK që përmbante një duzinë me raste të shitblerjes së votës në Elbasan. Në 21 Prill, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një përplasje me armë në Elbasan. PD formoi një grup të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” duke deklaruar se ky ishte i përbërë nga ish efektivë të policisë, të cilëve iu ishte kërkuar nga PD të verifikonin informacionet për blerjen e votës: Policia e Elbasanit arrestoi 10 persona, me dyshimet se kishin mbajtur me forcë një persona dhe deklaroi se disa prej tyre ishin të armatosur. Policia gjithashtu ndërhyri kundër “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” në Dibër dhe në Korçë në 23 Prill" thuhej në raportin e OSBE/ODHIR.

https://lapsi.al/2021/04/26/osbe-nxin-25-prillin-votat-e-shitura-mediat-e-kapura-databaza-me-te-dhenat-personale/

Deklarata e plotë e misionit amerikan në OSBE:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/04/30/manipulimi-i-zgjedhjeve-pd-denoncon-skemen-e-belinda-ballukut-e-tom-doshit-kemi-tre-ne-sharre-i-takoi-vete-shefja-video/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI