Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin
Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”. Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar Ndërsa në janar 2019, ai e hoqi maskën kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn. Pra për më shumë se një vit (nga gushti 2018 deri në samitin e Berlinit, Maj 2019) kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë, në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike. Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta, deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE. Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 1o-mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Jo më kot edhe ish kryeministri Kosovar Ramush Haredinaj edhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, e kanë përmendur atë mes autorëve që përpunuan një plan me harta dhe shkëmbim kufijsh. Nuk ka dyshime se ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën e cunguar, pas ndarjes. Pra ‘derStandard' duket se nuk ka bërë agjë të turpshme. Thjeshtë ka relatuar faktet. ©Lapsi.al