Flash

Reagimet pas zgjedhjeve/ Çarje mes SHBA dhe Gjermanisë e Anglisë

Lapsi.al 29 April 2021
Reagimet pas zgjedhjeve/ Çarje mes SHBA dhe Gjermanisë e

Edhe qëndrimi që po mbajnë ndaj rezultatit të këtyre zgjedhjeve po thellon më shumë hendekun mes ShBA dhe Gjermanisë apo Britanisë për situatën në Shqipëri. Kjo thyerje që u vu re që në reagimet e prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit po konfirmohet edhe tani.

https://lapsi.al/2020/07/23/miratohet-me-100-vota-5-qershori-nderkombetaret-e-pershendesin-shba-ndryshe-nga-europianet/

Duket se më tepër SHBA i intereson stabilokracia dhe zgjatja e pashqetësuar e pushtetit të Ramës. Kjo duket qartë në reagimet e para nga Departamenti i Shtetit, ku as nuk figurojnë fare shqetësimet për parregullësitë dhe vjedhjen e votës.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkroi në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila sa për të larë gojën shtoi edhe këto fjali: "Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruajti ambasadorja Kim.

Sikurse shihet qartë në deklaratat amerikane injorohet tërësisht blerja e votës apo hetimi i parregullësive sistematike për të cilat flasin ambasadorët gjermanë dhe britanikë. SHBA duket sikur ka për qëllim të vetëm mbylljen e problemit dhe shantazhimin e opozitës për të njohur sa më parë rezultatin. Ndërsa diplomatët europianë, ndonëse e njohin rezultatin, nuk i fshehin asapak anët negative të asaj që ka ndodhur.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, kërkon që të trajtohen sa më parë akuzat dhe ankesat që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës.

"Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme. Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt" ka deklaruar ai.

https://lapsi.al/2021/04/28/shuplaka-e-ambasadorit-gjerman-hetoni-shitblerjen-e-votes/

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin. "Inkurajojmë institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin", ka nënvizuar ai.

Pra diferenca është e dukshme mes atyre që kërkojnë t'u vënë kapak zgjedhjeve dhe atyre që duan të gjejnë drejtësinë dhe të vërtetën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI