Flash

Përgjimi whatsapp: "i takoi vetë shefja"/ Belinda Balluku legalizime për vota (VIDEO)

Lapsi.al 30 April 2021
Përgjimi whatsapp: "i takoi vetë shefja"/ Belinda Balluku

Tashmë nuk është diçka e re se partia në pushtet ka përdorur procesin e legalizimit për tu marrë votat qytetarëve. Por PD tashmë pretendon se ka në dorë edhe provat. Nëpërmjet një video, ajo ka denoncuar ekzistencën e një skeme të mirëorganizuar, ku tashmë është provuar që këshilltarja e Belinda Ballukut, Laureta Omeri, është marrë direkt me blerjen e votave nëpërmjet legalizimit të banesave.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

Gazmend Bardhi sot ka bërë present në media përgjimin e bisedave në ëhatsapp që faktojnë se për më shumë se 1 muaj administrata publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve. Në bisedën e përgjuar ka detaje të ndërtesave dhe adresave për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike që janë vënë në shërbim të kësaj skeme, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera. Disa herë punonjësit e legalizimeve porositen që tu thonë banorëve se ndodhen aty me "urdhër të shefes". Në një tabelë poshtë duket e shkruar qartë hallin që banori ka me legalizimin dhe emrin i atij që e patronazhon në emër të PS-së.

ff6ebf46-6e7f-4c18-a36f-f4c3badba98c

a23b9e6b-6bea-4ed6-ab6c-da90a04669fc

Përpara se të bënte publik këtë dokument PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.  Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi, tha Gazmend Bardhi.

Pak ditë para zgjedhjeve Lapsi.al publikoi databazën me 910 emra qytetarësh të kryeqytetit ku patronazhistët raportonin ehde për hallet që banorët kishin me legalizimet. pak ditë më pas në media doli edhe një përgjim i shefit të kadastrës Artan Lame që porosiste punonjësit e tij që edhe atyre që nuk u a bënin dot legalizimin ti gënjenin se ata mund të votonin për partitë e opozitës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI