Flash

Procesi/ Lapsi.al fiton kundër urdhrit të sekuestros nga SPAK

Lapsi.al 6 May 2021
Procesi/ Lapsi.al fiton kundër urdhrit të sekuestros nga SPAK
Pas më shumë se një ore me plot diskutime, trupi gjykues i apelit të posatëm shpalli vendimin që e çlironte Lapsi.al nga detyrimi për të dorëzuar në SPAK celularët, kompjuterat dhe serverat e gazetarëve që publikuna skandalin e vjedhjes të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të kryeqytetit për interesat elektorale të partisë Socialiste. Pasi dëgjoi palët, avokatin Dorian Matlia dhe prokuroren e SPAK, Enkeleda Millonai gjyqatri Dhimitër Lara shpalli vendimin se e rrëzonte vendimin e shkallës parë që kishte urdhëruar sekuestron. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur përkundrejt vendimit nr. 131, datë 18.04.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është disponuar për: “shfuqizimin e vendimit nr.131, datë 18.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” njoftoi Apeli. Interesantë do të jetë të lexohen edhe argumentet e vendimit të cilat nuk janë zbardhur ende.=, pasi ai ngjalli një reagim të pa pritur të shtypit ndërkombëtar dhe shoqatave për lirinë e shtypit. Lexo më tej:

Andi Bushati:SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

Me të plasur skandali i rrëmbimit të të dhënave personale dhe emrat e patronazhistëve që survejonin qytetarët e Tiranës, SPAK si një prokurori politike nxitoi në zyrat e Lapsi.al, pa guxuar të hetojë në zyrat e E Albania, nga dyshohej se kishin dlë këto të dhëna, apo në zyrat e partisë në pushtet që po i përdorte ato. Redaksia jonë rrefuzoi të bëhej pjesë e kësaj loje me riskun se mund të zbulohej burimi i saj i informacionit. Në këtë situatë, prokuroria speciale përdori një ditë të dielë një gjykatëse dezhurn, e cila nuk mori mundimin as të dëgjonte palën e dëmtuar për të marrë  një vendim. Iliriana Olldashi , nxori një urdhër që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo urdhëroi sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, CD të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët qe zbulimi i grabitjes së të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit. Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur Gjyqtarja e vettuar e Gjykatst së Posaçme është nisur në këtë vendim nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleida Millonai. Por më katolike se Papa, në vendimin e saj të gjykimit, ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të mbrojtjes së burimit. Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i SPAK dhe Gjykatës Speciale, dëshmonte se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes së të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databaza që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët. Natyrisht gazetarët mbështeten në kodin e tyre profesional që i detyron mos e dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe Lapsi.al mbajti të njëjtin qëndrim. Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë Ironia është se nga frika për të hetuar shkelësit e ligjit, drejtësia e re zgjodhi merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës, ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t’i detyrojë, përmes këtij presioni, të nxjerri se kush ka qenë spiuni që ka tradhëtuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e- Albania dhe patronazhistëve. Pikërisht ndaj këtij vendimi absurd, reagoi edhe Strasburgu.

E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë urdhërin e SPAK dhe vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi kundër medias. Ajo vendosi t’i kërkojë qeverisë së Shqipërisë të ndalohen hapat për sekuestrimin e pajisjeve të punës, kompjuterave serverave dhe celularëvesë të Lapsi.al (faksimilja poshte).

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

“Autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nr. 131 të 18 prillit 2021 dhe të ndalojnë sekuestrimin e çdo pajisjeje për ruajtjen e të dhënave dhe të dhënave kompjuterike / elektronike që u përkasin gazetarëve” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila u njoh me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar pajisjet e punës dhe kompjuterat me të dhënat elektronike të gazetarëve.

VIDEO/ Zëri i Amerikës: Ekspertët amerikanë mbrojnë Lapsi.al kundër SPAK

Vendime të tilla kaq urgjente merren shumë rrallë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila në këtë rast ka çmuar prioritare lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimit të informacionit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI