Flash

DINAMIKA/ Çfarë ndodhi në Elbasan, nga dyshimet për blerjen e votave te vrasja e Pjerin Xhuvanit

Lapsi.al 21 April 2021
DINAMIKA/ Çfarë ndodhi në Elbasan, nga dyshimet për

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan vjen pasi Partia Demokratike e kishte denoncuar disa herë si pjesë të strukturave kriminale në shërbim të fushatës së Partisë Socialiste. Me profesion mjek psikiatër, Xhuvani ishte përfshirë në politikë disa vite më parë si kryetar i LSI-së, por Ditën e Verës ishte pjesë e grupit që dhunoi militantët e PD-së dhe që shoqëronin kryeministrin Rama.

Në përplasjen me armë ku mbeti i vrarë, Xhuvani shoqërohej nga dhëndri i tij që u plagos dhe nga Kelmend Xhaferri, një tjetër person me precedentë penalë dhe i përfshirë në përplasje me policinë në hyrjen e Tregut ushqimor të qytetit në vitin 2018.

Vullnetarët e PD-se kanë bllokuar një mjet pa targa, me të cilin udhëtonte Mehmet Greca dhe dyshimet janë se po shpërndante zarfe me para për qytetarët, në këmbim të votës më 25 prill. Gjithçka nisi kur strukturat e Partisë Demokratike të qytetit, njoftuan policinë se një automjet pa targa po shpërndante para tek qytetarët, duke blerë votën. Mësohet se 3 furgona të mbushur me militantë të Partisë Demokratike kanë arritur të ndalojnë makinën dhe e kanë bllokuar atë, duke lajmëruar policinë.

Militantët e PD duket se synonin të bënin të njëjtën gjë që bënë në Berat, kur ndaluan një furgon me militantë të PS-së që shpërndanin ushqimet nga rezervat e shtetit për qytetarët që i premtonin votat.

Por pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes aty kanë mbërritur edhe Pjerin Xhuvani, Kelmend Xhaferri dhe dhëndëri i tij Eltjon Bodinaku dhe në situatën e krijuar në prani të dy zv.drejtorëve të policisë është qëlluar drejt militantëve të PD-se. Mësohet se i pari që ka qëlluar me armë është Kelmend Xhaferri, person i shpallur në kërkim. Nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljan Prenga, dy nga mbështetësit e PD që mbanin të bllokuar makinën pa targa. Pikërisht në këtë moment, Arber Papleka ka shkuar ne nje nga furgonet dhe ka marre nje pistoletë duke qelluar në drejtim të viktimës Pjerin Xhuvani. Mësohet se Papleka e ka ndjekur Xhuvanin dhe e ka vrarë më pas me breshëri plumbash, ka plagosur dhëndërin e tij Eltjon Bodinaku dhe policen që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, Xhensila Sota.

Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s, mendohet se është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit. Papleka ka ndaluar një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Pasi i ka marrë makinën, Papleka është nisur me automjet drejt Tiranës ku është drejtuar për tek reparti i forcave speciale.

Ai ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, ku dhe është vetëdorëzuar. Ky i fundit e ka dërguar atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe i janë vënë prangat Ai ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje. “Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI