Flash

Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes

Lapsi.al 20 April 2021
Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka nxjerrë në dritë sot një tjetër skandal që komprometon rëndë procesin zgjedhor të 25 prillit. Në një material audio që gazetari ka publikuar në faqen e tij në facebook, shpaloset qartë se si administrata shtetërore po përdor procesin e legalizimeve në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Sikur të mos mjaftonte skandali i "patronazhistëve", ku tashmë ka dalë në dritë abuzimi i të dhënave personale të qytetarëve dhe përdorimi i njerëzve të administratës publike në fushatë dhe intimidimin e votuesve, në audion (e plotë më poshtë) që Hoxha ka nxjerrë, kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, dëgjohet se si udhëzon punonjësit e tij të mbajnë peng rreth 100 mijë legalizime për të mos krijuar pakënaqësi që mund të dëmtojnë PS në zgjedhje. Ndonëse këto ndërtime nuk do të legalizohen, Lame porosit që kjo të mos u thuhet qytetarëve të interesuar pasi mund të kalojnë me kundërshtarët në zgjedhje.

Eshtë e habitshme që edhe një drejtues si Lame, që e paraqet veten si një funksionar që respekton shtetin dhe ligjin, ka përfunduar si një patronazhist i rëndomtë.

Nuk është çudi që edhe pas këtij skandali, SPAK të nisë hetimet jo për krimin e denoncuar por për të gjetur burimin e gazetarit. Denoncimi i Artan Hoxhës, është i qartë dhe prokuroria është përsëri përpara zgjedhjes për të vepruar si mbrojtëse e ligjit dhe interesit publik apo si vegël e Rilindjes.

Më poshtë materiali i plotë i publikuar nga Artan Hoxha:

[video width="426" height="244" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/Artan-Lame-Te-mbajme-varur-qytetaret-per-100-mije-legalizime.mp4"][/video]

Sa me shume afrohet 25 prilli, aq me e eger dhe e paskrupullt behet fushata zgjedhore...

Me nje fjale, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndersa humbim kohe me “patronazhistet” e partise, “patronazhistet” e vertete të qeverise, po bejne kerdine...

Me poshte keni nje rregjistrim audio, sesi nje nga agjensite me te rendesishme qeveritare, Agjensia Shteterore e Kadastres, instruktohet qartesisht sesi duhet ti manipuloje, mashtroje, apo mbaje me shprese të kote, pronaret e afro 100 mije ndertimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nese u themi qe nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundershtarin”...

Prandaj duhet ti mbajme varur...

Me nje llogari te thjeshte, 100 mije ndertime pa leje, jane minimalisht dy vota per shtepi, ose 200 mije vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull qendroni vigjilent deri të dielen...

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI