Flash

SPAK kundër Lapsit/ PS.al fsheh gjurmët online ku raportojnë Patronazhistët

Lapsi.al 19 April 2021
SPAK kundër Lapsit/ PS.al fsheh gjurmët online ku raportojnë

Pas denoncimit të skandalit të të dhënave personale, pritej që prokurorët e SPAK të hetonin serverat e AKSHI, institucioneve të tjera të cilave iu janë besuar të dhënat nga qytetarët apo tw faqes së internetit të Partisë Socialiste. Por, në vend të merreshin me autorët e vjedhjes së informacioneve konfidenciale për 3.5 milion shqiptarë, fokusi i hetimeve nga prokurorët e SPAK u përqëndrua drejt gazetarëve të Lapsi.al.

Ç’po ndodh ndërkohë?

Pikërisht këto ditë ka nisur edhe shkatërrimi i sistemit dhe fshehja e gjurmëve online tw kwtij krimi skandali. Burimi që kontaktoi Lapsi.al brenda Partisë Socialiste zbuloi se sistemi funksiononte në dy nivele. Në nivelin e parë qenë Drejtuesit Politikë të PS dhe njerëzit e tyre të afërt. Përmes një software të komplikuar ata kishin akses për të dhënat konfidenciale të 3.5 milion shqiptarëve.

Në nivelin e dytë punonin patronazhistët, që shkëmbenin informacione për votuesit që mbikqyrnin dhe më pas negocionin apo shantazhonin, sipas rastit. Lexo shkrimin e plotë më poshtë.

Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë

Sipas shpjegimit që dha burimi i informacionit për Lapsi.al software i sistemit gjendej ose në celularët dhe kompjuterat e Drejtuesve Politikë të Partisë Socialiste, ose në serverin e PS.al.

Dje Lapsi.al raportoi se nëse klikoje tek ky link, https://anetar.ps.al/#/login shfaqej hapësira ku çdo patronazhist fuste User dhe Password dhe më pas futej në sistem nga ku raportonte komentet për votuesin dhe në varësi të interesave të tij, ky negociohej apo shantazhohej. Dje, nëse klikoje linkun shfaqej foto më poshtë, e bërë të dielën.

Sot Lapsi.al vuri re se në këtë seksion të faqes PS.al është e pamundur të aksesohet, pasi serverat e bëjnë të pamundur për patronazhistët të hyjnë dhe të shkëmbejnë të dhëna për votuesit që kanë në patronazh. (Shih poshte verifikimin e ores 19.30)

Deri një javë më parë sistemi i mbikqyrjes dhe shantazhit ndaj qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve ishte plotësisht funksional. Madje Taulant Balla e mbrojti fillimisht, kur tha se të dhënat konfidenciale ishin mbledhur nga puna në terren.

Por kur kur shumë qytetarë ngritën zërin dhe mohuan dorëzimin e të dhënave për patronazhistët e PS, drejtuesit e Rilindjes kuptuan se ishin përballë një krimi që nuk mund të mbulohej më. Fill pas kësaj Rilindja e mohoi Database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, që denoncoi Lapsi.al, ndërsa prokurorët e SPAK po i lënë të qetë duke i dhënë të gjithë kohën e nevojshme vjedhësve të fshehin gjurmët dhe të shkatërrojnë sistemin online të patronazhimit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI