Flash

PS nuk ndalet me përgjimet/ “The Guardian zbulon skandalin e manipulimit të të dhënave në Facebook

Lapsi.al 13 April 2021
PS nuk ndalet me përgjimet/ “The Guardian zbulon skandalin e
Vetëm një ditë pasi Lapsi.al publikoi lajmin e bujshëm mbi listën sekrete që Partia Socialiste ka përpiluar duke gjurmuar votuesit dhe duke zbuluar të dhëna konfidenciale të tyre, gazeta prestigjoze “The Guardian” ka publikuar një investigim të gjatë që përqëndrohet në mënyrën se si liderë të ndryshëm në vendet e botës së tretë e përdorin rrjetin social Facebook për të manipuluar dhe sulmuar qytetarët e tyre.

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

“The Guardian” zotëron disa dokumente që tregojnë si Facebook i ka trajtuar 30 raste mashtrimi në rrjetet sociale të kryera në 25 vende të ndryshme, mes tyre edhe Shqipëria. Hetimi tregon se si Facebook ka lejuar abuzime të mëdha në platformën e saj që të ndodhin në vendet e varfëra, të vogla dhe joperëndimore në mënyrë që t'i jepet përparësi adresimit të abuzimeve që tërheqin vëmendjen e medias në shtete si SH.B.A. apo dhe vendet e tjera të pasura. Ndërkohë në vende “irelevante” si Iraku, Mongolia, Meksika apo edhe Shqipëria, që është reshtuar me vende që kanë liderë autokratë si Afganistani apo Hondurasi, abuzimet në kuadrin politik vijojnë. “Në mënyrë që të manipulohet debati publik, në FB janë krijuar ato që njihen si “angazhime” të rreme që i referohen pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe reagimeve nga llogari fallco në Facebook”, shkruan Guardian. Këto të dhëna, që mendohet se janë vetë një pjesë e vogël e mijëra shkeljeve të pazbuluara, janë bërë publike nga Sophie Zhang, një ish-eksperte e të dhënave në kompaninë Facebook. Përpara se të largohej nga detyra, Zhang dërgoi një shkresë me 7800 faqe ku përshkruheshin përpjekjet e qeverive të ndryshme që abuzonin në një shkallë të gjerë me platformën e FB për të manipuluar qytetarët e tyre. Një ndër rastet e përmendura në artikullin e “The Guardian” është dhe ai i Shqipërisë ku thuhet se skuadra e inteligjencës së Facebook është sinjalizuar për shumë llogari të rreme të krijuara enkas për të mbështetur një lider politik në Shqipëri. “Një hetues i inteligjencës në Facebook gjeti prova se në rrjetet sociale po prodhoheshin komente jo të vërteta nga disa individë pjesë të qeverisë shqiptare. Megjithatë Facebook nuk ndërmori asnjë veprim dhe çështja u rrëzua,” shkruan Guardian. Agonia e 25 prillit ka përpirë politikanët e vendit që janë duke bërë përpjekje për të siguruar dëshpërimisht një mandat të radhës, në një mënyrë apo në një tjetër. Partia Socialiste duket se nuk është mjaftuar  me serinë e përgjimeve joetike dhe të paligjshme ndaj qytetarëve dhe ka marrë masa të tjera për të siguruar manipulimin dhe nënshtrimin e votuesve shqiptarë. Pre e truqeve elektorale të PS-së duket se ka rënë edhe rrjeti më popullor social me mbi 2.8 miliardë përdorues, Facebook, i cili mbas skandalit të vitit 2016, kur agjentët rusë përdorën llogari të rreme në Facebook për të mashtruar dhe përçarë votuesit amerikanë, u zotua që do të garantonte autenticitet në diskursin politik të pothuajse çdo vendi në botë. Burimi: The Guardian Përktheu: Lapsi.al©  

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI