Media e Stambollit "Haberet e akshamit" ka treguar bisedën që zgjidhi krizën e Rinasit
-Alo vëlla Rexhep po të shqetësoj në këtë orë për një problem urgjent.
-Më falni zoti kryeministër, unë jam përkthyesi
-A kuptova, është presidenti aty?
-Jo zoti kryeministër, ka 10 linja telefoni të hapura me ministrat e tij që e presin prej një ore, po ende si është përgjigjjur asnjërit.
-Po, si mund ta kontaktoj, nuk pret puna…(dëgjohet zëri i Ramës që i thotë dikujt që ka me vete, ky ëshë burrë, e shikon si i rrinë gatitu ministrat këtij, shiko si i lë të presin...ata maskarenjtë e mij hyjnë dhe dalin në zyrwn time sipas qefit)...
-E kuptoj që është urgjente po s'mund të bëjmë më shumë...presidenti nuk i përgjigjet askujt….nëse do guxoja tu jepja një këshillë, do ju thoja të provonit të lidheshit përmes Sinanit, ju e dini që ai ka kanale të tjera…
-Kujt, Sinani, tim?
-Po po...e kuptoni (dëgjohet një murmurimë që nuk merret vesh)
Pas 15 minutash, telefonon përkthyesi turk që lajmëron se Erdogan është në linjë...
-Alo, vëlla Rexhep, shumë ndjesë për shqetësimin, por jam në kushte të njëjta me ato që u gjende ti në korrik 2016…
-Si grusht shteti…?
-Po Po, vetwm jo nga ushtria se atë rrezik nuk e kam unë, por nga opozita..
-Hahaha gjete kohë për shaka vëlla Edi, nga ai me emër lulesh po më thua, atë e zgjidh unë, është miku i disa biznesmenëve të mij këtu në Stamboll.
- Jo jo është më e komplikuar,duan të prishin spitalin që po ndërtojmë bashkë, të prishin planin e vaksinimit që bëmë herën e fundit, tu kthejnë shkollat gylenistëve…
Dëgjohet zëri i Erdogan që i thorë përkthyesit thuaj që s'po e kuptoj…
Ke të drejtë vëlla Taip, më lër të sqarohem. Ata nuk e kanë me këto veç e veç, por me mua, duan të më rrëzojnë, që mos e kontrolloj më unë Shqipërinë e si rjedhojë as ti…
-Kush janë çfarë kanë bërë…?
-Po ja ai Saliu, i përhershmi, ai i paburri që të mashtroi edhe ty për Palestinën dhe ai Iliri që ti e pret ende sikur të qe akoma president. Kanë organizuar grusht shteti kanë marrë aeroportin….
-Kanë marrë aeroportin...po ti duhesh të nisesh urgjent për Stamboll me çdo lloj mjeti…të kam thënë se tek unë e ke përjetësisht një vend të sigurtë...
-Jo jo, në atë kuptim, pra jo me ushtri por e kanë bllokuar me grevë.
- Haha ha ha qenke trembur kot vëlla, arresto menjëherë grevistët dhe e zgjidh për pak minuta...pastaj menjëherë harto listat e politikanëve, gazetarëve të tjerëve që i mbështesin...të gjithë rrasi brënda...dhe shiko mos e lejo të të majiset shumë...e kam provuar vetë me atë historinë e parkut Gezi, vepro sa më shpejt...
-Atë e kam merak vetë, por kam një problem, ata kanë futur në grevë kontrollorët ajrorë, s'duan të lënë vaksinat që mezi ia more ti Gjeorgjisë dhe Kazakistanit për të mi dhënë mua. Duan humbjen time në zgjedhje…. Prandaj të shqetësova që të kërkoj….
-Si vaksinat tona?
-Po po, ato kinezet, Buraku më tha që do mi nisnit sot...
-Kuptova pra kanë bllokuar aeroportin që të prishin projektin tonë për zgjedhjet…
- Po pra, të çojnë dëm edhe investimin tënd për spitalin e Fierit edhe gjithçka që organizuam përmes Air Albanias edhe ta bëjnë Shqipërinë çerdhe të Gylenit...pastaj ti e di, Saliu rrezik e çon ambasadën në Jeruzalem
-Jazëk, mos ma përmend atë edepsëz, edhe Sinani më ka folur keq për të...po atherë çfar ndihme do?
-Disa kontrollorë ajri që të rifillojë puna dhe të vijnë vaksinat se edhe pak ditë ngelen nga 25 prilli….
-Vetëm kaq, unë thashë se mos doje të të nisja anijen Uruç Reis në kanalin e Korfuzit, ti tregonim dhëmbët atyre grekëve... s'të pranuas as si negociator edepsëzët...
-Jo jo, ajo pas zgjedhjeve, duhet të fitojmë 25 prillin njëherë… pastaj me këta të BE do e kemi problem po ndërhymë në ujrat greke…
-Hahaha çfarë BE, ku ka më BE, e pe çi bëra asaj Ursula Van de Leye, si e lashë në këmbë, erdhi e pambuluar me shami në zyrën time dhe donte dhe ta respektoja ta ulja pranë vetes…
-Po vëlla Taip po, ti je i madh, ke perandori të madhe nga pas, ti ia bën mirë këtyre të Brukselit, unë korruptova me anë të Taulantit disa eurodeputetë rumunë, që kjo të zgjidhej dhe Ursula s'më përfill fare. Të qe për të do kisha mbetur pa vaksina dhe do i humbja zgjedhjet…
- Nuk të lëmë ti humbësh jo, ne nuk lamë Alievin që ti e takove në brigjet e Marmarasë ta nëpërkëmbnin armenët dhe jo të të rrëzojnë ty disa kontrollorë…
-Faleminderit shumë vëlla Taip, faleminderit, s'do ta harroj kurrë...edhe për ato pronat e gylenistëve po e zgjidhim...atë prokuroren e Tiranës e mbajtëm në detyrë kundër monitoruesve të perëndimit, vetëm që ti kërcënojë gylenistët. Na shkaktoi pak problem, po nesje e kemi situatën nën kontroll..
-Nesër në darkë i ke aty atherë kontrollorët, do të jap nga më të mirët. Po mos harro sa të vijnë ats trego forcë, nis arrestimet, mbushe aeroportin me tanke dhe autoblinda.. njerëzit tanë njohin vetëm forcën, me demokraci nuk të respektojnë...mbushe me ushtarë dhe policë..
-Po po…
- A edhe një gjë po tu deshën vaksinat, po ti nis, që sot inç' allh, tek areoporti Vlorës…
-A vëlla Taip nuk e kemi gati...
- Po mirë, në Kukës apo Sarandë athere…
- Jo jo s' ka gjë se për një ditë pret puna pasi kam ende rezervë, shqiptarët si kanë qef shume këto dozat e CoronaVac, mall kinez thonë….
-Mirë si të duash, nga nesër deri në 26 prill kontrollorët janë aty. Sa të ketë ymër Rexhep Taipi nuk lejon më grusht shteti në tokat e perandorisë...
- Faleminderit shumë vëlla, pas zgjedhjeve Shqipëria do të jetë edhe jotja, do inagurojmë bashkë xhaminë e madhe, do të nxjer prap atë vajzën në Prezë që të recitojë për lavdinë tënde, do ta heq fare dhe Skënderbeun nga sheshi, aty po bëj një kullë me fytyrën time, nuk na the kot ti në Prizëren, bashkë me të ngratin vëlla Hashim, Shqipëria dhe Kosova janë Turqi.
Ndonëse transkriptimi i kësaj bisede është fryt i fantazisë së Lapsi.al ka gjasa që ajo të mos jetë shumë larg të vërtetës. Shumë ngjarje dhe personazbe të përmenduara janë pjesë e kësaj loje