Flash

Vaksinat kineze, "mollë sherri" mes Ramës dhe Kurtit

Lapsi.al 5 April 2021
Vaksinat kineze, "mollë sherri" mes Ramës dhe Kurtit

Që marrëdhëniet mes shtetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë në momentin më të dobët të viteve të fundit e kanë dëshmuar edhe një herë shkëndijat mes Ramës dhe Kurtit për një çështje të thjeshtë, si ajo e vaksinimit të popullsisë. Shqipëria, njësoj si Serbia dhe Maqedonia e Veriut u ka hapur dyert furnizimit me vaksinat kineze të prodhuara nga Sinovac dhe ka nisur vaksinimin masiv. Kur 192 mijë doza mbërritën në Rinas, Rama u shpreh i gatshëm të ndajë dozat kineze të Coronavac edhe për shtresat e tjera në Kosovë. Madje pak ditë më parë ai zbuloi se Albin Kurti i kishte kërkuar ndihmë.

Lexo edhe: Rama: Albin Kurti më dërgoi mesazh për ta ndihmuar me vaksinimin e mësuesve

Por qëndrimi i Albin Kurtit për këtë çështje ka ndryshuar. Këtë të hënë ai ka thënë se në Kosovë nuk do të futen vaksina kineze, sepse Kina nuk e njeh Kosovën.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mos njohëse”, ka thënë ai.

Ndërkohë në deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia u tha se refuzimi i ofertës së Ramës, vjen derisa të vijnë doza nga Pfizer apo AstraZeneca për vaksinimin e mësuesve të Kosovës.

“Fatkeqësisht, numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë harxhuar në republikën e Shqipërisë dhe kanë ngelur vetëm vaksinat Sinovac me prodhim nga Kina. Për arsye se në Kosovë, edhe po të donim, na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte të cilat nuk janë të regjistruara në EMA, nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina, që ne nuk mund t’i garantojmë në fund të fundit për këto vaksina duke mos qenë të regjistruar në Kosovë pasi janë nga kompani që nuk janë të regjistruar në EMA. Kjo është arsye pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka sqaruar se kur të kenë vaksina të tjera nga Pfizer apo AstraZeneca, do të kenë mundësi që vaksinimi të ndodhë në një moment tjetër” tha Vitia.

Refuzimi i vaksinave kineze nga Kosova, në një kohë kur dyshimet janë të mëdha në Shqipëri, nuk është pritur mirë nga Rama, që deri tani ka bërë çmos të bindë për efektshmërinë e tyre. Pikërisht për këtë, kryeministri i Shqipërisë është “hakmarrë” përmes një deklarate nga Korça, nga ku fajësoi Albin Kurtin dhe politikanët e tjerë të Kosovës si përgjegjës për përkeqësimin e pandemisë atje.

https://lapsi.al/2019/12/22/faktet-rama-mori-urdher-nga-vucici-sulmo-lideret-e-kosoves/

Ndërsa sulmonte Bashën për grumbullimet në fushatë, ai e paralelizoi situatën me Kosovën, ku ndodhi e njëjta gjë. “Është idioteske nga papërgjegjshmëria nga etja për pushtet, të mbledhësh njerëz dhe t’i ngjeshësh me njëri-tjetrin për të krijuar një imazh që këtu ka uragan dhe po vjen ndryshimi. Shikoni Kosovën, kishte rënie drastike të numrave aq sa filloi teoria se u imunizua tufa. U desh një fushatë elektorale dhe u deshën marshimet rrugëve, u deshën grumbullimet e mëdha dhe sot numrat janë rritur dhe numri i humbjeve të jetës është rritur dhe është shumë e qartë”, u shpreh Rama që më parë kishte marrë si shembull vetëm Malin e Zi.

Në Kosovë, gjatë fushatës grumbullimet masive qenë një fenomen i zakonshëm. Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve qe e pamundur që simpatizantët e partive të kontrolloheshin për të ruajtur distancën.

Lexo edhe: “Mashtrues, tinzar, marksist”, të gjitha epitetet me të cilat Rama ka tallur liderët e Kosovës

Gjithsesi përplasjet mes Edi Ramës dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës janë kthyer në një fenomën të zakonshëm, pasi Rama ka ndërtuar një traditë anatemimi dhe sulmesh të paprecedenta, që e kanë pozicionuar shpesh përkrah Serbisë. Në respekt të kësaj tradite ishte edhe urimi që kryeministri i Shqipërisë bëri për zgjedhjen e presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, që ishte  ishte shkruar në formën më të thatë të mundshme dhe ku nuk përmendej fare emri i presidentes së re.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2020/12/17/andi-bushati-zjarri-anti-rama-qe-vjosa-osmani-ndezi-ne-tirane/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI