Flash

Historia e Bardhok Planajt/ “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua të dielën e Pashkës

Lapsi.al 4 April 2021
Historia e Bardhok Planajt/ “Kumbari i Shkodrës” që u

Bardhok Planaj, 46-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e Pashkës në dalje të Shkodrës ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në qytetin e tij ai thirrej me nofkën “Kumbari” për shkak të lidhjeve të shumta që arrinin edhe në radhët e politikës shqiptare. Planaj u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij duke lëvizur në afërsi të fshatit Dobraç. Pak metra më tej autorët dogjën makinën e përdorur në krim duke lënë brenda saj edhe 2 armë.

Bardhok Pllanaj është përfshirë disa herë në dosjet e policisë ku fikurointe si person me precedentë në fushën e trafikut të drogës. Në 2014-ën ai u dënua në mungesë për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Për këto akuza ai u arrestua në 2018-ën dhe madje iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh i dyshuar se ishte ndërtuar me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.

Ngjarja më e bujshme është ajo e 2014-ës që lidhet me një rast të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit dhe që trazoi edhe politikën shqiptare.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/plan.mp4"][/video]

Më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin në det nga një mjet lundrues çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian.

Sipas raporteve të policisë të asaj kohe i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës ishte pikërisht Planaj. Por ai mundi të shpëtojë nga arrestimi pasi sipas oficerëve që e ndiqnin ai u fut në makinën e një deputeti dhe që sipas tyre i përkiste Mark Frrokut.

Frroku mohoi ta ketë ndihmuar Planajn që t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se “i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit”.

Planaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI