Flash

Vettingasit shqiptarë sfidojnë ndërkombëtarët. Elisabeta Imeraj konfirmohet kryeprokurore e Tiranës

Lapsi.al 1 April 2021
Vettingasit shqiptarë sfidojnë ndërkombëtarët.

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës.

Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht.

Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK. Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.

https://lapsi.al/2021/03/26/truku-qe-u-gjet-per-ti-shpetuar-vettingut-kryeprokurorja-qe-u-akuzua-per-pergjimin-erotik-te-nje-vezhguesi-te-huaj/

Vendimi i KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur një javë më parë, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

https://lapsi.al/2021/03/24/onm-plas-bomben-prokurorja-elisabeta-imeraj-pergjoi-nderkombetaret-me-divorc-fake-nderhyri-ne-kpk/

Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’  ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij.

Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore.

Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.

Reporter.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI