Flash

Vjosa Osmani zgjidhet me 71 vota Presidente e Kosovës

Lapsi.al 4 April 2021
Vjosa Osmani zgjidhet me 71 vota Presidente e Kosovës
Vjosa Osmani është zgjedhur me 71 vota (nga 82) si presidentja e gjashtë i republikës së Kosovës dhe e dyta grua që mban këtë detyrë. Në votimin e parë të shtunën votuan vetëm 78 deputetë pa bërë të mundur arritjen e korumit të nevojshëm që është 80. Tre disidentët e LDK-së Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, ndonëse ishin prezent në sallë nuk hodhën votë duke e dështuar procesin. 67 votat e koalicionit qeverisës, pra ato që mori Albin Kurti për kryeministër dhe plus votat e pavlefshme të LDK-ë dhe pjesmarrja në votim e dybdeputeteve që tradhëtuan partitë e tyre PDK e AAK (që plotësuan detyrimin për pasjen e mbi 80 fletëvotomeve në kuti) bënë që ajo të zgjidhet që raundin e tretë. Lexo me tej:

Baton Haxhiu i bën video-portretin e presidentes Vjosa Osmani

Vjosa Osmani e nisi karrierën në kabinetin e presidentit Fatmir Sejdiu. Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo garoi dhe u bë deputete e Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2019 ajo u bë kryesuesja e listës së LDK-së dhe më pas në zgjedhjet që u fituan bashkë me vetëvendosjen ajo u zgjodh kryetare e kuvendit.Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit ajo kreu detyrën e presidentes së përkohshme. Në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit ajo garoi me ekipin e saj "Beso" në listën e Vetëvendosjes prej nga ku doli si personaliteti më i votuar në Kosovë me 300 mijë vota. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI