Flash

Shikoni episodin e dytë/ Lali i Bashkisë detyrohet ta marrë live vaksinën misterioze

Lapsi.al 3 April 2021
Shikoni episodin e dytë/ Lali i Bashkisë detyrohet ta marrë live

Ka dalë në rrjet episodi i dytë i serialit të animuar që Lapsi.al e ka parë online “Aventurat e Uriah Fikut”. Në qendër të satirës politike është edhe një herë kryebashkiaku që ndërvepron mes batutave dhe sikleteve me kryeministrin, Mamicën e Skënderbeut dhe Tao Pallën. Seriali i radhës është rreth 9 minuta sërish në qendër të vëmëndjes Erion Veliajn, me pseudonimin Uriah-Fiku. Animacioni mund të shihet edhe në Facebook në profilin Uriah Fiku që ka shpërndarë në rrjet serinë e radhës.

Në episodin e dytë, fiku është sërish në hall, pasi shefi i madh i ka lënë për detyrë të vaksinohet live, megjithëse nuk i tregon se ku e ka gjetur vaksinën.

Ndërkohe, Mamica dhe ministrat e tjerë shijojnë lojën perverse që bëhet me Fikun, ai e ndan shqetësimin me familjarët e tij që janë të vetmit që e ngushëllojnë apo i japin zemër të durojë deri në fund të Prillit. Episodi mbyllet me Ramën që e urdhëron me rreptësi Veliajn të vërë në zbatim misionin që i është ngarkuar. Por çfarë misioni është ky? Këtu qëndron edhe fida e vërtetë, sepse Fiku më parë duhet ta gjejë çfarë mendon shefi dhe më pas ta zbatojë atë.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/03/16/shikoni-episodin-e-pare-starton-seriali-humoristik-per-lali-erin/

 

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI