Flash

Rama përplaset me Ditmir Bushatin për puntorët bangladeshës

Lapsi.al 1 April 2021
Rama përplaset me Ditmir Bushatin për puntorët bangladeshës

Ndonëse e ka pasur për 5 vite njërin nga anëtarët më të rëndësishëm të kabinetit Edi Rama po e fut edhe Ditmir Bushatin mes kazanëve të shumtë kundër tij, ashtu siç i etiketon ai ata që guxojnë të mos mendojnë si ai.

I gjithë problemi ka lindur pas bisedës së kryeministrit me një biznesmen të fasonerisë në Shkodër të cilit Rama i tha se është më mirë të marrë punonjës nga Bangladeshi dhe ti heqë ata nga puna kur fillojnë të mësojnë shqip.

Kjo e detyroi ministrin e jashtëm të reagojë në Facebook. "Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim". Duke u nisur nga një këndvështrim tejet social që këmbëngul se një sipërmarës nuk mund të krijojë mirqënie pa kohezion me punonjësit e tij ai shkruajti: "Nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me bangladeshas, afgan dhe indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot"!

Por i pyetur për gafën e tij me punëtorët nga Bangladeshi dhe për komentin që bëri ish ministri i jashtëm për të, Rama e humbi toruan. Ai iu drejtua moderatores Eni Vasili: “Lerë tani mos na bëj këto muhabete. Do bëjmë muhabet serioz apo jo. Ku kupton Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ai është brenda nesh, po nuk do të thotë se kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ke këta më mirë (për gazetarët në studio). Edhe Arjoni që kupton më shumë ekonomi nuk flet për këto”, tha Rama në “Open”.

Në fakt, gafa e Ramës që shqiptarët duhen zëvëndësuar me puntorët bangladeshës që nuk dinë as gjuhën as kanë pretendime demokratike ka ngjallur shumë reagime, njësoj si me thirrjen që ai i bëri sipërmarësve italianë që u tha: "Ejani këtu se këtu s'ka sindikata".

Por, në vend që të bëjë prapa ktheu, Rama fillon e sulmon ata që kanë një këndvështrim të ndryshëm nga i tiji. Këtë herë qe radha e Ditmir Bushatit që u cilësua si njeri jo serioz dhe që nuk kupton.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI