Flash

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Lapsi.al 8 April 2021
Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave

Historia e ngërçit në Rinas ka hyrë në spiralen e politikës, që e ka veshur me skenarë për rrëzimin e shtetit dhe cënimin e sigurisë kombëtare, por rrëfimi i njërës prej kontrollorëve, Flora Ndreca, tregon se situata në Albcontrol, është një nga ato që mund të ndodhë kudo në një ndërmarrje, ku punonjësit nëpërkëmben për kushtet e punës dhe pagën. Durimit të kontrollorëve u ka ardhur fundi jo vetëm se kishin një vit që ankoheshin, jo vetëm se u refuzoheshin kërkesat, por sepse tenderat dhe luksi i dretjuesve të Albcontrol vazhdonte para syve të tyre me cinizëm dhe indiferencë.

Kërkesa kryesore e kontrollorëve kishte të bënte me rikthimin e pagave në shumën fillestare, që është 4400 dollarë dhe që në pandemi u reduktua në 2500 dollarë, por gjithçka precipitoi kur disa nga kontrollorët e Rinasit refuzuan të vazhdojnë punën për pak ditë sipas një të drejte që ua jep ligji.

Duke qenë se për kontrollorët ligji e ndalon grevën, atëherë autoritetet nuk e imagjinuan se situata do të presipitonte deri në bllokimin e Rinasit dhe tërheqjen nga puna të të gjithë punonjësve. Por kontrollorët gjetën një tjetër hapësirë në ligj për të shtuar presionin.

Sipas kontratës, nëse një kontrollor ndjehet i stresuar ka të drejtë të mos shkojë në punë. Ditën e martë, 5 prej tyre e shfrytëzuan këtë mundësi, dukshëm duke qenë në një situatë pakënaqësie të përgjithshme në punë, në një situatë të tensionuar pas disa takimesh pa zgjidhje me bordin. Kontrollorja Flora Ndreca tregoi në Opinion se ndërsa ishin 6 veta në turn, 5 prej tyre plotësuan një dokument ku pranonin se ishin të stresuar dhe nuk do të punonin.

“5 nga ne dje u ndjemë të stresuar, ishim të pagjumë dhe vendosëm ta mbanim trafikun deri në 2 të ditës dhe në fund të turnit që përkonte me orën 14.00 të plotësonim një formular ku pranonim se ishim të paaftë për të vepruar përkohësisht. Unë personalisht kërkova 3-4 ditë periudhë relaksi” tha Ndreca.

Përgjigjia që I dha këtyre kontrollorëve ishte ekstreme. Duke menduat t’i bëjnë shembull drejtuesit i shkarkuan nga puna.

“Supervizori jonë dorëzoi formatin tek eprori jonë, nisemi për në shtëpi, kur morëm telefonatë nga eprorët tanë, drejtori operacional, na thonë: Kthehuni!. U kthyem dhe gjetëm zgjidhjen e kontrats së punës. Nuk kishte arsye. Refuzova ta firmos. Nuk më dhanë një arsye, se përse.”

Për shkak të ligjit që ndalon grevën, drejtuesit e Albcontroll nuk e menduan se kontrollorët do të tregonin të tillë solidaritet mes tyre sa të bllokonin fluturimet nga Rinasi.

Flora Ndreca shpjegoi se pas pushimit nga puna, situata u përshkallëzua. Kolegët e saj u bashkuan me punonjësit e pushuar nga puna dhe shfaqën të gjithë “paaftësinë e përkohshme” për solidaritet duke u gjendur kështu në mes të një cikloni që shpërtheu në fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndreca shpjegoi se rroga e saj, ndryshe nga sa flitej në media nuk ishte disa mijëra dollarë, por 156 mijë lekë. Por situata e krijuar nuk ka në thelb të saj thjesht pagat e kontrollorëve.

“Stresi kryesor i joni është se nuk jemi dëgjuar. Jemi munduar të bëjmë dialog social që nga data 12 qershor e deri ne 12 mars. Nuk jemi dëgjuar, jemi injoruar komplet” tha Ndreca duke zbuluar edhe thelbin e të gjithë krizës, që është arroganca me të cilën u trajtuan kontrollorët.

“U gjendëm para faktit të shfuqizimit të kontratës kolektive për ne të gjithë, tha Ndreca, por më kryesorja është se janë hequr kontrollorë të trafikut ajror dhe një nga ato jam unë. Dhe kontrollorët janë solidarizuar. Ne vazhduam deri sa patëm mundësi. Kërkuam të bënim negociata. Në datën 16 mars ishte takimi i parë, i negociuar nga ambasada amerikane dhe nga presidenti i republikës. Jemi ulur me datën 16 mars me drejtorinë tonë dhe na u ofrua një rritje pagash 20% nga qershori dhe 5% në shtator. Por futuni pak tek Agjensia e Prokurimeve Publike dhe shikoni tenderat që bëhen, shpenzimet që bëhen, ndërkohë që ne na ndërpritet rroga. Menaxhmenti jonë nuk ka ndërprerë shpenzime luksi, makina, telefona, ndërkohë që ne na thoni “Hiqni gjysmën e kontrollorëve çojeni në shtëpi dhe gjysma tjetër, do marrë rrogën e plotë”. Pra nëse jemi 60 kontrollorë, 30 do rrinë dhe ato që do rrinë do marrin rrogat e atyre që ikin”, tha Flora Ndreca.

Në fakt, Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) e paralajmëroi protestën pasi kontrollorët ishin të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë. Që në fillim të muajit, në një deklaratë zyrtare, Sindikata akuzoi se Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë Albcontrol Sh.A. ka shkelur njëherazi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale, marrëdhëniet e punës, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe sigurinë e trafikut ajror në këtë hapësirë në veçanti.

“Me datë 29.04.2020, nëpërmjet njoftimeve personale, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar se me vendimin numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës së Shoqërisë Albcontrol Sh.A. është vendosur ulja e pagave të tyre dhe pezullimi i të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punës”. Ndihemi të shtrënguar të vëmë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar,”- thuhet ndër të tjera në deklaratë, ku ky konsiderohet si një nga profesionet më të vështira dhe më stresuese në rang botëror.

Shqetësimi iu eshte bere prezent Kryeministrit Rama, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtores së Përgjithshme të Autoritetit të Aviacionit Civil, Zonjës Edlira Kraja nga ana e ATCEUC (Air Traffic Controllers Europian Union Coordination) me shkresën e datës 18 maj 2020 dhe 29 Shtator 2020 te cilën do ta gjeni bashkangjitur, ku e cilëson atë që po ndodh në Shqipëri si unikale dhe të paprecedentë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI