Flash

"Big Brother" në listat PS/ Si votojnë krerët e drejtësisë së re (emrat dhe faksimilet)

Lapsi.al 16 April 2021
"Big Brother" në listat PS/ Si votojnë krerët e

Në rrjetën e vjedhjes së të dhënave personale që Partia Socialiste i përdor për qëllimet e saj elektorale kanë rënë edhe drejtuesit e organeve të reformës në drejtësi, ata të prokurorisë speciale dhe ata të SPAK. 

LEXO EDHE: Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre janë votues të sigurtë të Rilindjes (faksimilet)

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë pak ditë më parë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve, por edhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kështu ne kemi kërkuar në database emrat e personave të zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e saj në detyrë Vitore Tusha konsiderohet si votuese e LSI dhe ka patronazhist Denis Mersinin.

Vettingu, Gjyqtarja Vitore Tusha hije dyshimi mbi pasurinë - Aktualitet

Ndërsa anëtarja tjetër e kushtetueses e zgjedhur me votat e PS, Elsa Toska në listat e kësaj parti figuron si një votuese e saj e sigurtë.

Tjetër mendim kanë patronazhistët e PS për anëtaren e zgjedhur nga presidenti Meta, Sonila Ibrahimi. Ajo ka patronazhiste Enida Malaj dhe në lista rezulton "e pasigurtë" dhe me preferencë të papërcaktuar.

Një rast tjetër interesant është edhe ai i Arta Vorpsit. Ajo u votua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti, por nuk u dekretua si e paligjshme nga presidenti Meta. Më pas ajo shkoi të betohej në një noter poshte urës së Lanës. Po tu besosh listave të Rilindjes ajo e ka bërë këtë për t'i shërbyer partisë sepse në to ajo rezulton votuese e sigurtë e PS. 

Arta Vorpsi nuk heq dorë, paraqet në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese – FaxWeb

Prokurorja e sapozgjedhur e Tiranës Elisabeta Imeraj, ndonëse e përfshirë në konfliktet e fundit me PD nuk rezulton e përfshirë politikisht.

Akuzat e Bashës/ Kryeprokurorja Imeraj: Sulme personale për shkak të dosjeve që ka, përballemi në Gjykatë - Në Fokus

Po kështu as kreu i KLP që e zgjodhi atë ende pa marrë vetingun, Gent Ibrahimi nuk është ngjyrosur. Për të partia ka caktuar patronazhist Dhurata Hykën.

Gent Ibrahimi: Jam krenar që kam punuar për Soros, s'kam lidhje me PS. Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirë – Gazeta Tema

Ndërsa më neutral duket sipas të dhënave të PS-së Prokurori i ri i sapo Zgjedhur Olsian Çela. Atë partia e vëzhgon me anë të Erid Bicit.

PROFIL/ Olsian Çela, faqe e re për drejtësinë shqiptare, 'armiku' i Arta Markut që 'zbërtheu' dosjet e nxehta të grupeve kriminale, 'KLANI' i miqve që iu rrënuan se e mbështetën… – Dosja

 Shefin e SPAK, Arben Krajën socialistët e llogarisin mes votuesve të tyre të sigurtë.

Askush nuk do të kishte dyshime për Ardian Dvoranin që së fundi u largua nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë pas përplasjeve me presidentin Meta për të manipuluar një vend në kushtetuese. Edhe për PS ai rezulton i kuq flakë.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI