Flash

Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

Lapsi.al 21 April 2021
Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e

Të martën pasdite, Lapsi.al ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posatçme një ankim kundrejt vendimit politik, të padrejtë dhe të paligjshëm të gjyqtares Iliriana Olldashi, thelbi i të cilit me sa duket ka qenë që ti vijë në ndihmë partisë në pushtet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Një ditë të dielë, znj Olldashi, pa lajmëruar fare palën Lapsi.al, pa dëgjuar argumentet e saj, miratoi kërkesën e SPAK, për sekuestrimin e kompjuterave, serverave dhe celularëve të gazetarëve, që botuan skandalin e përgjimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, duke i detyruar ata, si në një vend diktatorial, të dorzonin jo vetëm provën, por edhe burimin e informacionit të tyre.

Lexo më tej:

Andi Bushati: SPAK, një qen roje i PS

Me një servilizëm rënqethës ndaj SPAK dhe një kurrizpërkulje ndaj politikës, ajo shkoi edhe më tej, duke urdhëruar ndërprerjen e publikimit të lajmeve dhe informacioneve që lidhen me databazën që përdor PS për të pëgjuar zgjedhësit. Ajo u mbështet për këtë argumentim absurd, në interpretimin se qytetarëve po u dalin të dhënat e tyre personale.

Po kush po i nxirrte ato, Lapsi.al apo institucionet shtetërore që ia kishin dhënë socialistëve për zgjedhje?

Duke e drejtuar hetimin në dy pista, njëri se kush është burimi që ka tradhëtuar nënën parti (pra jo kush i ka bërë dëm qytetarëve, por cili është tradhtari që ka dekonspiruar rilindjen) dhe së dyti, duke u përpjekur të mos dëmtojë imazhin e forcës politike në pushtet, në vigjilje të zgjedhjeve, me urdhërin për ndërprerjen e botimit të lajmeve, znj Olldashi është shfaqur hapur si një kamikaze politike.

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

Prandaj Lapsi.al, dhe gazetarët Shkullaku dhe Bushati (të cilët përgjatë vendimit të gjykatës nuk emërtohen me titullin e profesionit të tyre, por si ortakë dhe administratorë të zakonshëm), çuan në apelin e prokurorisë së posaçme ankimimin e tyre.

"Vendimi i Gjykatës është tërësisht i kundërligjshëm kur disponon si në pikën 6 të dispozitivit, detyrimin e Lapsi.al dhe shtetasve Armand Shkullaku e Andi Bushati, për t’i ndaluar kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me të dhënat që kërkohet të sekuestrohen.

Ky disponim i gjykatës është alogjik dhe parashikimi ligjor procedurial i nenit 208/a të K.P.P, nuk bën fjalë në asnjë rast për të ndaluar një media për të operuar e lirë, e drejtë që është e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë. Ndalimi për të kryer veprime në lidhje me të dhënat kompjuterike në rastin konkret është një disponim që duhet të ishte urdhëruar nga gjykata për personin apo personat që kanë aksesuar të dhënat e shtetasve shqiptarë në menyrë të paligjshme dhe që këto të dhëna personale i kanë përdorur në funksion të monitorimit të ushtrimit të të drejtës për të votuar dhe të të drejtës për fshehtësinë e votës .

Në asnjë rast Lapsi.al në lajmet e saj mbi këtë çështje, nuk ka bërë të njohura për publikun të dhënat personale si nr. i kartës së identitetit, datëlindja apo numri i telefonit dhe në çdo rast të publikimit, ky publikim ka qenë në përputhje me Ligjin për të drejtat personale, duke anonimizuar të dhënat personale dhe bërë me dije për publikun e gjerë vetëm të asaj që konsiderohet lajm me interes publik.

Të urdhërosh Lapsi.al për të mos kryer asnjë veprimi tjetër mbi këto të dhëna të disponueshme sot, nga thuajse të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, është të urdhërosh në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të drejtën e informimit, të drejtën e shprehjes, të drejtën e shtypit mbrojtur në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës dhe Konventat Ndërkombetare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë" ,thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Aty, vërehet me forcë edhe prirja për të gjetur burimin që ka denoncuar krimin dhe jo vënien para përgjegjësisë së kriminelëve. "Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ka si objekt sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe jo të detyrimit të gazetarit profesionist të identifikojë burimin e informacionit për tu pyetur si dëshmitar për rastet kur është e dhënë vendimtare  për zbulimin e vepres penale dhe autorit të saj.Në këto rrethana duket qartë se vendimi i gjykatës me tepër se sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ka si qëllim zbulimin e burimit të informimit të gazetarit", thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Mbi këtë bazë kjo media ka kërkuar apelim e bindur se gjyqtarja e ditës së diell, Iliriana Olldashi ka vepruar si një kamikaze politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI