Flash

Heshtja e BE dhe SHBA/ 600 punonjës të ambasadave nën survejimin e patronazhistëve të PS

Lapsi.al 21 April 2021
Heshtja e BE dhe SHBA/ 600 punonjës të ambasadave nën survejimin

Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian shpërndau këto ditë një spot sensibilizues në rrjetet sociale, ku ambasadorët e vendeve perëndimore ngjajnë me ca personazhe showbizz që përkëdhelen nën dritat e prozhektorëve. Në video, ambasadorët i përgjigjen pyetjes “Si ishte hera jote e parë?”. Mes nënqeshjeve dhe nënkuptimeve, krijohet një atmosferë humori, ndërsa ata përshkruajnë “herën e parë”, atë të hedhjes së votës në kuti.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/Do-you-remember-your-first-time-Our-YoungEuropeanAmbassadors-certainly-do-Tune-in-tomorrow-for-more-in-our-live-event-on-elections-and-youth️1500.mp4"][/video]

Pastaj, në gallatë e sipër, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë përçojnë mesazhin që të rinjtë shqiptarë duhet ta ushtrojnë të drejtën për të votuar në 25 Prill.

Ndodh rëndom që ambasadorët e huaj në Tiranë të bien pre e vanitetit, nën përkëdheljet e vazhdueshme të një shpure gjysëm-gazetarësh dhe gjysëm-përfituesish nga projektet e financuara të Bashkimit Europian. Ama sjellja e trupit diplomatik në këtë periudhë ngjan krejt jashtë realitetit, pasi fushata sa vjen e bëhet më agresive dhe nuk kanë munguar plagosjet me armë, plagosjet, sherret, sulmet ndaj zyrave të partive, abuzimi me resurset shtetërore, presionet për votën etj.

Duhet thënë se ambasadorja amerikane Juri Kim bën përjashtim me reagimin e saj këmbëngulës kundër përfshirjes së parasë së pisët dhe emrave të inkriminuar në zgjedhje.

Por të gjithë pa përjashtim, ambasadorët e BE dhe SHBA kanë heshtur për një skandal të paimagjinueshëm në vendet nga vijnë, atë të vjedhjes së të dhënave personale dhe përdorimit nga Partia Socialiste për votën e 25 Prillit. Lapsi.al vëzhgoi edhe një herë Databazën e PS dhe zbuloi se të dhënat personale janë cënuar edhe për punonjësit e ambasadave. Nga kërkimet rezulton se janë rreth 600 punonjës të të gjitha ambasadave në Tiranë që u janë grabitur të dhënat personale duke u keqpërdorur nga patronazhistët e PS. (Fotot më poshtë të nxjerra nga databaza e PS)

Grabitja e informacioneve konfidenciale dhe përdorimi i tyre nga partia në pushtet, do të ishte konsideruar një skandal në çdo vend të NATO-s, por qeveria shqiptare po tenton ta relativizojë apo ta normalizojë këtë vjedhje, që iu është bërë qytetarëve shqiptarë. Si të mos mjaftonte kjo, drejtësia e re e financuar nga BE dhe SHBA është vënë pas redaksisë së Lapsi.al për këtë skandal, në vend që të zbulojë se kush i vodhi informacionet konfidenciale nga institucionet shtetërore.

Gjithsesi trupi diplomatik ka gjithë të drejtën të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr ndaj këtij skandali, por mund t’ia kursejë humorin bajat për “herën e parë” atyre qindra punonjësve shqiptarë në ambasada, të cilëve iu është përdhunuar privatësia.©Lapsi.al

Më poshtë mund të shihni një pjesë të rezultateve të kërkimit në kolonën e vendeve të punës të qytetarëve të patronazhuar nga spiunët e votës të PS-së.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI