Flash

Video/ Ngecin kampionët e botës, Belgjika përmbys Uellsin, goleadën e bën Çekia

Lapsi.al 24 March 2021
Video/ Ngecin kampionët e botës, Belgjika përmbys Uellsin,

Pas rrëzimit të Hollandës, vazhdojnë surprizat në mbrëmjen e parë të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022, me barazimin në shtëpi të kampionëve të botës. Franca ndalet nga Ukraina, ndërsa Belgjika përmbys Uellsin, me Lukakun gjithnjë protagonist. Fiton edhe Portugalia, por pa gjurmën e Cristiano Ronaldos, ndërsa rezultatin më të thellë e shënoi Republika Ceke, që luajti tenis me Estoninë.

Surpriza ndodhi në Paris kur Franca kampione e botës u ndal në barazim 1-1 nga Ukraina e Shevchenkos në emergjencë të plotë. Në debutimin në kualifikuese e Botërorit 2022, "gjelat" e Deschamps kaluan të parët në avantazh në minutën e 19' me të majtën e harkuar të Griezmann. Bleus megjithatë dominimin nuk e mbyllën ndeshjen e në të 57' u ndëshkuan nga goditja e Sydorchuk e devijuar papritur nga Kimpembe pas shpinës së Lloris.

Belgjika e nisi me një 3-1 ndaj Uellsit grupin kualifikues për Katar 2022: golit të Wilson, që kaloi miqtë në avantazh iu përgjigjën De Bruyne, Thorgan Hazard e Lukaku me penallti. Ata që e nisën keq janë kroatët e Zlatko Dalic, që humbën 1-0 derbin ballkanik me Sllovenine (në gol Lovric). Portogalia e Ronaldos mposht ngushtësisht Azerbaigian (autogol Medvedev). Dështon të përsërisë befasinë që bëri në 2015 me Shqipërinë Giani de Biasi, që megjithatë në Torino rezistoi mirë përballë kampionëve të Nations League. Shumë mirë Repubblica Ceke (6-2 ndaj Estonisë), por edhe Serbia, Rusia, Norvegjia e Mali i Zi.

NDESHJET E MBREMJES

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND - GROUP A

Portugal 1 - 0 Azerbaijan

Serbia 3 - 2 Republic of Ireland

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND - GROUP D

Finland 2 - 2 Bosnia and Herzegovina

France 1 - 1 Ukraine

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND - GROUP E

Belgium 3 - 1 Wales

Estonia 2 - 6 Czech Republic

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND - GROUP G

Turkey 4 - 2 Netherlands

Gibraltar 0 - 3 Norway

Latvia 1 - 2 Montenegro

WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND - GROUP H

Cyprus 0 - 0 Slovakia

Malta 1 - 3 Russia

Slovenia 1 - 0 Croatia

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI