Flash

Video/ "Kjo do të jetë një ndeshje tjetër": Berisha paralajmëron Andorrën se dhuratat kanë mbaruar

Lapsi.al 24 March 2021
Video/ "Kjo do të jetë një ndeshje tjetër":

Barazimi 2-2 në eleminatoret e Euro 2020 ende janë në mendjen e Etrit Berishës, që e ka të qartë se nuk duhet ta nënvlerësojnë Andorrën, por në anën tjetër ka paralajmëruar edhe kundërshtarin se koha e dhuratave ka përfunduar dhe ajo e nesërme do të jetë një ndeshje tjetër: "Është një ndeshje e rëndësishme për ne, e njohim kundërshtarin, duke pasur parasysh se kemi luajtur edhe në kualifikueset e kaluara. Por kjo do jetë ndeshje tjetër”, tha kapiteni Berisha.

Duke iu kthyer ndeshjes së kaluar, portieri i Spal pranon gabimet e bëra. Në debutimin e kualifikueseve për Botërorin Katar 2022 kuqezinjtë kërkojnë të marrin maksimumin, të ndërgjegjshëm se vizitori i ardhshëm në Air Albania, Anglia, është shumë herë me marzh vështirësie më të lartë: "Trajneri na ka treguar ato gabimet që i kemi bërë në atë ndeshje. Nuk kemi qenë të përqëndruar në atë ndeshje, duke bërë gabime që kanë qenë edhe të evitueshme dhe duke futur edhe veten në vështirësi. Kjo nuk na lejohet nesër, pasi është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqëndrim maksimal. Kjo ndeshje na jep motivim dhe qetësi për të përballuar ndeshjet e ardhshme".

Me Strakoshën që nuk është se po kalon një moment të mirë, Berisha ka tashmë përgjegjësinë të ruajë portën dhe duke parë formën që shtatlarti po kalon me ekipin e tij, misioni do të jetë i arritshëm: “Kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë, duke marrë fitore. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Pastaj, jemi në ndeshjen e nesërme, që duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize" e mbylli fjalën e tij Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=uPH1aJCGdsU

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI