Flash

Sherr për shiritin e kapitenit: Milan-Raiola, një lojë ekuilibri mes Donnarumma, Ibra e Romagnoli

Lapsi.al 24 March 2021
Sherr për shiritin e kapitenit: Milan-Raiola, një lojë ekuilibri

Çështje ekuilibri. Natyrisht që Milan nuk e lejon veten të mbahet peng nga askush, por marrëdhënia me Mino Raiola është gjithmonë delikate dhe duhet të monitorohet sepse një pjesë e mirë e së ardhmes së kuqezinjve kalon përmes tij. Po flasim për boshtin e ekipit të Piolit: Gigio Donnarumma, Alessio Romagnoli dhe Zlatan Ibrahimovic. Të tre asistohen nga një prej menaxherëve më të rëndësishëm në botë dhe merkato është në prag.

Vullneti i të treve është të qëndrojnë në Milano, por sot kjo nuk merret si e mirëqenë. Gazidis, Maldini dhe Massara nuk janë të shqetësuar, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime. Në tavolinë janë rinovimet: portieri dhe sulmuesi pritet të shkojnë në skadencë në qershor, ndërsa kontrata e mbrojtësit dhe kapitenit do të skadojë në 2022.

Kapitulli Donnarumma është më delikati sepse Milani nuk ka mundësi të humbasë me zero një nga portierët më të fortë në botë. Gigio dëshiron të qëndrojë pa dyshim, por ai gjithashtu po pret për ofertën e duhur: tani për tani rritja e propozuar nga 6 në 8 milion euro ka lënë në mëdyshje stafin e lojtarit. E para sepse dëshiron të presë sigurinë e kualifikimit për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm dhe e dyta për të marrë shiritin e kapitenit. Ky është argumenti më i ashpër. 22 vjecari (tani zëvendës) ndihet si një nga liderët e dhomës së zhveshjes dhe do të dëshironte të njihej si i tillë edhe jashtë.

Këtu futet në lojë situata e Romagnolit, i cili është kapiteni i këtij Milani, por që po përjeton një moment mjegullimi. Falë mbërritjes së Tomorit dhe një dëmtimi të vogël, numri 13 nuk është më i palëvizshëm dhe nuk mund të mos e shohë situatën e tij kontraktuale. Maldini duhet të parandalojë që mbrojtësi italian të shkojë në skadencë, kështu që ekzistojnë dy mënyra: shitja në qershor ose rinovimi. Nga shitja e tij qëllimi është që të sigurohen të paktën 20 milion për t'i kaluar Chelsea për të blerë Tomorin që kushton 28.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është Ibra dhe këtu ka shumë optimizëm. Praktikisht, për Zlatan vendos Zlatan dhe vullneti i tij është të qëndrojë, ashtu siç përsëriti disa herë në intervista të ndryshme. Duhet vënë vetëm firma dhe klubi nuk ngutet, por tani që rruga për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm duket pak më e tatëpjetë, gjithçka do të jetë më e lehtë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI