Flash

“Nuk jam një k**vë, por një gazetare": 150 gazetare sporti firmosin kundër seksizmit e diskriminimit

Lapsi.al 23 March 2021
“Nuk jam një k**vë, por një gazetare": 150 gazetare

"Ne, gazetaret sportivë, duam të rimarrim fjalën që na u konfiskua". Kështu ka nisur deklarata e botuar në gazetën Le Monde, e nënshkruar nga 150 gazetare dhe gazetare aspiruese sportive franceze. Një tekst që drejton gishtin nga diskriminimi dhe seksizmi i vuajtur nga gratë në botën mediatike të sportit dhe që është mbështetur nga një dokumentar televiziv, me të njëjtën temë, me një titull elokuent: “Unë nuk jam një lavire, por një gazetare”. Dokumenti i krijuar nga Marie Portolano, është transmetuar të dielën në Canal +, por pa një sekuencë që kompromentonte një komentator të shquar të rrjetit, por që në mënyrë të pashmangshme përfundoi në vorbullën e rrjetit social.

Ish-kronisti i L'Equipe, Pierre Menes është bërë një yll i ekranit të vogël ku me kalimin e viteve thashethemet dhe episodet për sjellje jo-shembullore janë shumëfishuar. Në orët e fundit, kanë dalë fragmente nga transmetimet në të cilat Menes puthte në buzë live koleget e tij të habitura nga gjesti. Në një video tjetër, asnjëherë të transmetuar, Menes ngriti fundin e një gazetareje të emisionit të tij. Gjeste seksiste, të shoqëruara në atë kohë nga shumë duartrokitje, nga gra dhe burra edhe mes publikut, por që tani janë bërë të papranueshme. Ministria e brendshme gjithashtu shprehu zhgënjimin, duke kujtuar përmes një postimi se "puthja me forcë e një gruaje në një transmetim televiziv ose në ndonjë kontekst tjetër është një sulm seksual i dënueshëm me ligj me sanksione deri në 5 vjet burg dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh".

150 gazetaret kanë firmosur deklaratën në Le Monde për të shpjeguar gjithashtu se si evidenca e garantuar për disa fillestare nuk duhet të na bëjë të harrojmë se prania e grave në sportin televiziv përfaqëson vetëm 13% të kohës globale. Dhe nëse tribunat e shtypit të ndeshjeve janë të populluara pothuajse ekskluzivisht nga burrat, e njëjta gjë ndodh për bordin e lartë të stafit të redaksisë. Në përputhje me faktin se sporti i grave gjithashtu përbën vetëm 18% të transmetimeve. “Sporti nuk u përket burrave - shkruajnë firmëtaret -, duam të jemi në vijën e parë për të treguar, komentuar, analizuar dhe drejtuar. Nuk është më e pranueshme që të na konsiderojnë inferiore. Ashtu siç nuk është më e pranueshme që në vitin 2021 sporti trajtohet nga burrat, për burrat”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI