Flash

Trajneri i Portugalisë 'fsheh' të ardhmen e Ronaldos: "Nëse më kërkon një këshillë, di c'ti them"

Lapsi.al 23 March 2021
Trajneri i Portugalisë 'fsheh' të ardhmen e Ronaldos:
Pas zhgënjimeve në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat, e ardhmja e Ronaldos mban gjithnjë në ankth Juventus. Edhe gjatë pauzës për impenjimet e ekipeve kombëtare. "Nëse do të më kërkojë një këshillë për të ardhmen e tij, gjithmonë do të isha i disponueshëm: me siguri mund t'ja jepja - shpjegoi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos -. E njoh shumë mirë, e stërvis që kur ishte 18 vjec, me të kam një raport shumë të mirë, flasim shumë, por gjërat që themi qëndrojnë mes nesh". Në grumbullimin e ekipit kombëtar portugez, pra, gojët janë qepur në lidhje me të ardhmen e CR7 në bardhezi. Për momentin, e gjithë vëmendja është përqendruar në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në Katar. "Me klube Cristiano ka fituar gjithçka, pas Kampionatit Evropian 2016; atij i mbetet vetëm të fitojë Kupën e Botës", shtoi Santos, duke folur përsëri për Cristiano. E gjithë kjo ndërsa Ronaldo ka shërbyer si Ciceron në Continassa për shokët e tij të skuadrës, duke i mirëpritur në qendrën sportive ku ata do të stërviten për ndeshjen kundër Azerbajxhanit në Allianz Stadium. “Portugalia!”, shkroi CR7 në profilin e tij në Instagram, duke postuar disa foto që e tregojnë atë të buzëqeshur. CR7 mund edhe të ketë gjetur buzëqeshjen me fanellën e ekipit kombëtar, por ka ende shumë paqartësi për të ardhmen e tij në Torino.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI