Flash

Konferenca historike për shtyp e Ibrahimovic: "Jam më i miri në botë"

Lapsi.al 22 March 2021
Konferenca historike për shtyp e Ibrahimovic: "Jam më i miri

Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në ekipin kombëtar është kurorëzuar nga konferenca për shtyp së bashku me trajnerin Andersson: "U takuam në një dhomë, vetëm, dhe biseduam për gjithçka: u konfrontuam me njëri-tjetrin dhe zgjodhëm atë që ishte më e mira për Suedinë". Sulmuesi i Milanit megjithatë është nga ata që nuk e harrojnë sigurinë, edhe kur kthehen në kombëtare në moshën 39 vjecare: "Nëse më pyetni, unë ndihem më i miri në botë, por ajo që kam bërë më parë nuk llogaritet për asgjë. Unë dua të vë përvojën time në dispozicion të ekipit."

"Nëse jam këtu nuk është sepse emri im është Zlatan Ibrahimovic por sepse e meritoja thirrjen, ndihem në formë dhe dua të kontribuoj për të mirën e ekipit kombëtar" vazhdoi 39-vjeçari i cili zbuloi: "I kam premtuar trajnerit se do të jem vendimtar, tani më duhet ta provoj në fushë".

Ngacmimet nuk kanë fund, me gazetarët që kthejnë në vëmendje cështjen e shiritit të kapitenit, duke e ditur që është një status që Ibra e ka për zemër: "Në mendjen time i përket Andreas Granqvist, por më pas i takon trajnerit të vendosë. Unë i kërkova Isak të merrja fanellën me numër njëmbëdhjetë dhe ai tha "ok, për sa kohë brenda gjashtë shtatë vjetësh të ma kthesh... ". Forsberg më kishte ofruar dhjetën, por unë nuk pranova: ky është një kapitull i ri".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI