Flash

Mick Schumacher, ditëlindje me dedikimin special për të atin Michael

Lapsi.al 22 March 2021
Mick Schumacher, ditëlindje me dedikimin special për të atin

Numërimi mbrapsht drejt Çmimit të Madh të Bahreinit ka filluar për Mick Schumacher me "festimet" për ditëlindjen e tij të 22. Sidoqoftë, është e vështirë për pilotin gjerman ti lejojë vetes shpërqendrime në prag të një hapi kryesor në karrierën e tij: debutimin e tij në Formula 1 me të gjitha rreziqet që lidhen me profesionin e me trashëgiminë shumë të rëndë të babait të tij Michael. Të cilit Mick "i dedikon" - sipas shpjegimit - zgjedhjen e numrit të makinës së tij.

"Vendosa të vrapoj me 47-ën për disa arsye, të cilat e bëjnë atë numrin tim ideal. Numri im i preferuar është 4. E gjej veten në të gjitha kuptimet e tij: përgjegjësi, etja për dije, vendosmëri. 7 përkundrazi është për tim atë. Është numri që ai zgjidhte gjithmonë. Jo më pak e rëndësishme, fakti që është totali i titujve të tij botërorë. 4 dhe 7, bashkë, përbëjnë një unitet dhe një lidhje mes nesh. Dhe fakti që shuma e datave të ditëlindjeve të familjes sonë japin si një shumë 47 ende përfaqëson për mua një konfirmim të gjithë kësaj".

"Hera e parë që pata 47 në makinën time ishte gjatë një prove me Ferrari në Fiorano në 2018 dhe pastaj përsëri në seancën time të parë të provave të lira në një Grand Prix. Mbaj mend që fansat e mi në mediat sociale nisën të bënin hipoteza mbi zgjedhjen time dhe isha i lumtur kur zbulova se ata ishin në rrugën e duhur: ata thanë që 4 do të thoshte 'për' ('katër' në anglisht lexohet si 'për', ed) dhe që 7 ishte për Michael. Dhe është e drejtë: 47 do të thotë për Michael".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI