Flash

Inter nuk do t'i lëshojë lojtarët për kombëtaret: ATS i prish punë, pas rezultatit të tamponeve

Lapsi.al 22 March 2021
Inter nuk do t'i lëshojë lojtarët për kombëtaret:

Inter mund të qetësohet disi, në një situatë delikate: të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë ndaj tamponit të kryer dje, por doli pozitiviteti i një anëtari të grupit të ekipit. Megjithatë, ATS e Milanos i ka dhënë dritën jeshile largimit të shtatë lojtarëve të thirrur nga ekipet kombëtare, ndërsa italianët e thirrur nga Mancini duhet të qëndrojnë ende në Milano dhe të mos shkojnë në Coverciano.

Çështja, megjithatë, është akoma e ngatërruar sepse lojtarët që do të largohen (Perisic, Brozovic, Eriksen, Lukaku, Skriniar, Radu dhe Hakimi) kanë marrë ok për të arritur vendet e tyre të origjinës me mjete private dhe për tu stërvitur dhe të qendrojnë në karantinë. Inter këmbëngul dhe bën presion në këtë pikë: drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë që ata të zbresin në fushë për ndeshje. ATS gjithsesi i ka lejuar të nisen sepse personi që rezultoi pozitiv nga grupi i ekipit nuk ka pasur kontakte me lojtarët në 7 ditët e fundit.

Në të gjitha këtë situatë ndodhen edhe lojtarët e thirrur në kombëtaren italiane (Bastoni, Barella dhe Sensi) të cilët janë duke pritur për informacion dhe nuk janë larguar ende për Coverciano. Të tre duhet të stërviten këtë pasdite në Appiano dhe më pas, me trajnerin Mancini, do të merret një vendim.

KOMUNIKIMI I ATS

Me dispozitën e ATS Milano, Perisic, Brozovic, Eriksen, Lukaku, Skriniar, Radu dhe Hakimi do të jenë në gjendje të arrijnë ekipet e tyre kombëtare me mjete private (makinë ose aeroplan). ATS dha aprovimin sepse pozitivi, i grupit të ekipit, nuk ka pasur kontakt me lojtarët në 7 ditët e fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI