Flash

Video/ Nga Barcelona me mendjen tek Andorra, Ajeti gati të rimarrë kombëtaren: "Nuk kemi ardhur nga pushimet"

Lapsi.al 22 March 2021
Video/ Nga Barcelona me mendjen tek Andorra, Ajeti gati të rimarrë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar ditën e sotme grumbullimin zyrtar për ndeshjen e parë eliminatore, të vlefshme për Kampionatin Botëror Katar 2022, ndaj Andorrës në transfertë. Nga grumbullimi në Barcelonë, ditën e sotme ka dalë në konferencë për shtyp Arlind Ajeti, i cili rikthehet në skuadrën Kombëtare pas një shkëputje të gjatë. Qendërmbrojtësi nuk e ka fshehur kënaqësinë e grumbullimit në skuadër: "Më ka munguar Kombëtarja jam shumë i lumtur që shikoj përsëri lojtarët dhe stafin. Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht dhe mendoj që kjo është një plus për ne, pasi kemi lojtarë që kanë luajtur në ekipe të mira. Mua më duket se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer Kombëtarja, ka qenë një grup i mirë, njëjtë si tani".

Debutimi në kualifikueset e Botërorit për kuqezinjtë do të bëhet në Andorra, një kundërshtar modest, por që në të kaluarën i ka shkaktuar befasi Shqipërisë: "Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluara. Ne e dimë se çfarë na pret. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe te ato që na thotë trajneri”, vlerësoi Ajeti.

Lojtari është gati të japë kontributin e tij në skuadër, për të zëvendësuar Dermakun, që ka rikuperuar nga dëmtimi, por nuk është ende gati për të luajtur në nivele të larta: "Në klubet tonë kemi dhënë maksimumin. Te Kombëtarja luajmë me zemër dhe me shpirt. Duhet të bëjmë mirë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Shpresojmë që nga ndeshjet e ardhshme të marrim maksimumin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim" përfundoi mbrojtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=WaO9EH1bUUM

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI