Flash

"Duke parë Anglinë, na mbetet vetëm të japim gjithçka në fushë": Cikalleshi e ka të qartë deri ku shkon Kombëtarja

Lapsi.al 22 March 2021
"Duke parë Anglinë, na mbetet vetëm të japim

"Andorra? Nëse e nënvlerësojmë, atëherë do të ishte një gabim i madh. Nuk do futemi në fushë për të shënuar Cikalleshi, por të fitojmë ndeshjen". Sokol Cikalleshi, më eksperti ndër sulmuesit e thirrur nga tekniku Edy Reja për ndeshjet kualifikuese të fundit të muajit, është gati të nisë një sfidë të re e emocionuese në eleminatoret e Botërorit Katar 2021, në të cilat nuk ka dashur të vendosë limite. "Çdo hap përpara, që mund të arrijmë, duhet përgëzuar. Ne do të provojmë gjithçka për 2 vendet e para, por edhe po të lëmë pas Hungarinë do jetë gjithashtu një hap i rëndësishëm. Ajo që unë dua, është se pavarësisht kundërshtarit, të shfaqim të gjitha cilësitë. Nëse e bëjmë këtë, në çdo pozicion të jemi, të jemi të qetë se kemi dhënë maksimumin".

Cikalleshi po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e Koniasporit në Turqi, ku po shënon rregullisht, gjë që e ka bërë teknikun italian ta thërrasë për 3 ndeshjet e muajit mars, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinon: "Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite aty. Kisha një rënie, por u riktheva në elitë. Synimet e mia janë gjithmonë më lart. Nëse më vjen ofertë nga ekipet e kampionateve të mëdha, do e pranoja, por unë jam i lumtur me këtë që kam arritur. Disa gjëra janë me moshë dhe tani jam 30 vjeç, por të ardhmes nuk i dihet” u shpreh Cikalleshi.

E megjithë entuziazmin e vigjiljes, kur përballë është një skuadër si Anglia, pak gjëra mund të bësh, ose ndoshta vetëm një gjë: "Ne do të synojmë maksimumin, por duke parë Anglinë, ajo që na mbetet ne është që të shfaqim gjithçka në fushë. Nëse kualiteti i Anglisë vendos ndeshjen, ne na mbetet vetëm të provojmë, por duke vënë shpirtin në garë, mund të arrijmë diçka pozitive".

https://www.youtube.com/watch?v=WaO9EH1bUUM

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI